Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Basha takim me Haradinajn: Në dialog, i domosdoshëm koordinimi mes SHBA dhe BE

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Basha takim me Haradinajn: Në dialog, i domosdoshëm koordinimi mes SHBA dhe BE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zbardhur takimin që zhvilloi më herët sot me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se diskutoi me Haradinajn se si Shqipëria duhet të ndihmojë Kosovën, por në asnjë rast të flasë në emër të saj.

Ai shton se është se është folur konkretisht për disa projekte, mes të cilave edhe ato për një akses konkret të Kosovës në portet shqiptare, si dhe për ndihmën që po jep Kosova ndaj operatorëve turistikë shqiptarë gjatë këtij sezoni veror në kohë pandemie.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi të veçantë takova sot në Prishtinë. Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj dhe familja Haradinaj janë simbol i luftës për lirinë e Kosovës. Familja Haradinaj i dha Kosovës dy prej heronjve të saj, ndërsa vetë Ramush Haradinaj i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim si në luftë e në paqe.

Haradinaj jo vetëm bëri luftën, por edhe e mbrojti luftën e drejtë për pavarësinë e Kosovës para drejtësisë ndërkombëtare.

Gjatë bisedës vëllazërore shkëmbyem ide dhe mendime në lidhje me situatën që po kalojnë Shqipëria dhe Kosova.

Diskutuam për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e një koordinimi mes partnerëve tanë strategjik SHBA dhe BE në këtë proces, i cili si produkt final duhet të ketë njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ndamë të njëjtin qëndrim se tërësia territoriale e Kosovës, e cila u fitua me gjak është e panegociueshme dhe e padiskutueshme.

Ndamë mendime të vyera për mënyrat e bashkëpunimit dhe ndihmës që duhet dhe mund të japë Shqipëria në këtë proces, por në asnjë rast ajo nuk mund dhe nuk duhet të flasë në emër të Kosovës.

Folëm për sfidat ekonomike që kanë përpara të dy vendet tona, për projekte të përbashkëta që do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Folëm konkretisht për disa projekte mes të cilave edhe ato që mundësojnë akses konkret, dhe jo në letër të Kosovës në portet shqiptare.

Në këto ditë të vështira për ekonominë dhe turizmin shqiptar, janë qytetarët e Kosovës që po ndihmojnë operatorët turistikë, dhe po i japin sado pak frymëmarrje ekonomisë dhe ndjehem i keqardhur që në këto ditë të vështira edhe për ta, u duhet të paguajnë tarifën në Rrugën e Kombit. Përsërita zotimin time se kjo rrugë që i afron shqiptarët nuk mund dhe nuk do t’i pengojë më tarifa të lëvizin lirisht në të dy anët e kufirit.

Tags: lulzim bashaRamush Haradinajtakim

TË LIDHURA

Shpërthimi para parlamentit serb, reagon Vuçiç: Akt terrorist
Rajoni

Shpërthimi para parlamentit serb, reagon Vuçiç: Akt terrorist

13:08 | 22/10/2025
Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, plagoset një person
Rajoni

Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, plagoset një person

12:04 | 22/10/2025
E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava!
Rajoni

E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava!

13:20 | 21/10/2025
Next Post
Zgjidhet kryetarja e re e KPK-së, kush e zëvendëson Genta Bungon

Zgjidhet kryetarja e re e KPK-së, kush e zëvendëson Genta Bungon

“Amantia nuk ka qëndruar në intubim”/ Rrëfimi i motrës së 21-vjeçares që ndërroi jetë nga virusi

“Amantia nuk ka qëndruar në intubim”/ Rrëfimi i motrës së 21-vjeçares që ndërroi jetë nga virusi

Protesta kundër mbylljes së klubeve të natës, reagon Rama

Protesta kundër mbylljes së klubeve të natës, reagon Rama







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Takimi me Trump u anulua, Putin nis stërvitjen e madhe bërthamore
Bota

Takimi me Trump u anulua, Putin nis stërvitjen e madhe bërthamore

by mirseda
15:05 | 22/10/2025
0

Një stërvitje e madhe për armët bërthamore e mbikëqyrur nga Vladimir Putin është mbajtur në Rusi, raporton...

Zbulimi i parcelave me kanabis, AMP ekzekuton masa sigurie ndaj 4 efektivëve të policisë

Zbulimi i parcelave me kanabis, AMP ekzekuton masa sigurie ndaj 4 efektivëve të policisë

14:50 | 22/10/2025
Shpërthimi para parlamentit serb, reagon Vuçiç: Akt terrorist

Shpërthimi para parlamentit serb, reagon Vuçiç: Akt terrorist

13:08 | 22/10/2025
Sulmet ruse vrasin 6 persona në Kiev, përfshirë dy fëmijë!

Sulmet ruse vrasin 6 persona në Kiev, përfshirë dy fëmijë!

12:56 | 22/10/2025
Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, PS dhe PD ulin në tryezë Tom Doshin dhe Agron Shehajn

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, PS dhe PD ulin në tryezë Tom Doshin dhe Agron Shehajn

12:22 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com