Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Basha si mallkimi më i rëndë ndaj opozitës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/ Sado keq të jetë Edi Rama, sado që protestat si ajo e kuksianëve të nxjerrin në pah arrogancën e tij, sado që aksione si ato të biznesit të vogël, të vënë në dukje lidhjen e tij me oligarkët, sado që lajmet e kronikës së zezë të vërtetojnë kapjen e pushtetit nga krimi i organizuar, Lulzim Basha bën gjithmonë diçka më shumë për t’u shfaqur më shëmtuar në publik. Kështu ndodhi edhe këtë herë.

Një seri ngjarjesh të kohëve të fundit skicuan në sytë e gjithkujt një kryeministër që nuk pyet për askënd, që u zhvat më të vobektëve edhe qindarkën e fundit, që të rrëmben me polici në mes të natës, që shkatërron si i do qejfi vlera historike dhe i varros ato nën betonin korruptiv të klientëve të tij. Pra shkurt, një autokrat të vetëkënaqur që drejton me veshët dhe sytë mbyllur.

Por, në vend që të përfitonte nga ky moment që në politikë nuk të vjen shpesh, në vend që ta shfrytëzonte këtë rast për të treguar se ndan vlera dhe parime të ndryshme, Lulzim Basha, aty në ngastrën e tij të vogël, në opozitë, bëri ç’është e mundur për t’i thënë të gjithëve se ata janë njësoj.

Mbledhja e turpshme e Këshillit Kombëtar të PD, ishte një shembull tipik i arrogancës së liderit, i paaftësisë për të dëgjuar të tjerët, i padurimit për të diskutuar ide të kundërta, që të gjitha së bashku, i kanë vënë shkelmin shpresës për ngritjen e një fronti të përbashkët anti- Rama.

Po t’i marrim një nga një, ato që ndodhën të premten në selinë e PD janë të frikshme. Puna nuk është vetëm se Lulzim Basha tentoi të kalçifikohet në çdo mënyrë si kryetar (duke injoruar nenin e statutit që lideri që humbet largohet). Puna nuk është as vetëm se ai e pati të vështirë të përballet me një analizë për disfatën personale të 2017, për të cilën është fajtori unik.

Ai bëri shumë më tepër se kaq. Në momentin kur po akuzohet drejtpërdrejt për paratë e parajsave fiskale të paguara për lobim në ShBA, ai nuk pranoi një kontroll më transparent mbi financat e partisë. Pasi ka bërë autokritikë për mënyrën si i hartoi listat e deputetëve, ai nuk dha asnjë garanci për zgjedhje me kolegjiale të tyre.

Patozi për statusin e ri të partisë: Në Kinë i japin pushtet të përjetshëm fituesit, në PD Lulit humbës

Po t’i shtosh këtyre edhe anët formale të organizmit të mbledhjes, ku nuk u lanë projekte alternative, ku nuk fitoi asnjë opsion i ndryshëm nga ato të burokratëve të partisë, ku gjithçka u organizua tinëz dhe në kulisa, mbërrin në dy konkluzione të rëndësishme:

E para se tani kur një gjë e tillë duhet më shumë sesa kurrë, Lulzim Basha është i paaftë të mbledhë rreth vetes gjithë demokratët, e jo më të imagjinojë për formësimin e një aleance shumë më të gjerë opozitare.

Dhe e dyta, e vlefshme ndoshta për ata që besojnë mrekullitë, edhe sikur një çudi të ndodhte edhe sikur një dorë hyjnore ta katapultonte në pushtet, ai do të ishte një dështim. Sepse ai po e tregon që sot se nuk ka asgjë të ndryshme nga arroganca, mosrespekti për rregullat demokratike dhe  frika nga konkurrenca që karakterizojnë edhe Ramën.

Ai është i prekur nga të njëjtat viruse që shkaktojnë të njëjtat efekte.

Pikërisht nga ato që nxjerrin në pah një të vërtetë të frikshme: sa herë kryeministri është keq, lideri i opozitës nxiton të duket edhe më keq.

Kjo ndodhi dhe në ditët e fundit dhe është pikërisht kjo që tregon se Lulzim Basha ka reshtur së qeni një shpresë, por është shndërruar në një mallkim për opozitën.

Tags: bashamallkimimë i rëndëndajopozitës

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
FA Cup/Manchester United përmbys Tottenhamin dhe prek finalen (Video)

FA Cup/Manchester United përmbys Tottenhamin dhe prek finalen (Video)

Belotti? Milani e sheh si çelësin e suksesit, bën ofertë të “çmendur”

Belotti? Milani e sheh si çelësin e suksesit, bën ofertë të “çmendur”

Hajdarmataj ‘ankohet’ te Arta Marku: Prokurorët ndihen të pasigurt

Hajdarmataj ‘ankohet’ te Arta Marku: Prokurorët ndihen të pasigurt







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com