Kreu demokrat Basha, ka reaguar pas kryeministrit Rama sa i takon sulmit ndaj gazetares Klodiana Lala. Sipas Bashës, mesazhi ishte i qartë: Kush shqetëson qeverinë, e ka fundin e shpejtë.
https://tiranatoday.com/rama-ne-krah-te-gazetares-se-sulmuar-kjo-barbari-eshte-e-patolerueshme/
“Sot u realizua dhe ajo pjesë e vendeve që sundohen nga krimi. Një gazetare është sulmuar me armë. Familja e gazetares Klodiana Lala, është tronditur nga plumbat. Mesazhi është i qartë, kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë.
Shpreh mbështetjen time dhe PD për Klodiana Lalën, familjen e saj, për çdo gazetar të pablerë ndaj kësaj qeverie që bashkëpunon me krimin.
Kemi vetëm një rrugë për të fituar betejën, duhet të qëndrojmë, duhet të fitojmë. Ne ja kemi dalë të largojmë nga parlamenti disa dhjetëra kriminelë me të cilët Rama erdhi në pushtet, por fitorja s’është ende në anën e shoqërisë”, tha Basha.
“Sot u realizua ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve që zotërohen nga krimi. Familja e gazetares Klodiana Lala u sulmua herët në mëngjes. Plumbat kanë goditur dhomën ku vajzat e saj flenë. Mesazhi është i qartë, kush nuk i bindet krimit, do të mbajë pasojat.
Dua të shpreh mbështetjen time, për Klodiana Lalën dhe çdo gazetari. Dua ti them të gjithëve atyre që nuk duan të qeverisen nga krimi, duhet të qëndrojmë dhe të luftojmë.
Sa herë media hesht, krimi triumfon, sa herë shoqëria hesht, krimi triumfon.
Sulmi me armë ndaj gazetares Lala, denoncoi dhe nxori në dritë lidhjet e deputeti Çyrbja dhe bandën e Shullazit, janë tregues i qartë se krimi më Ramën qeverisin së bashku. Krimi kontrollon kupolën e policisë, pasi është në bashkëqeverisje.
Rama të lerë lotët e krokodilit dhe të gjej ata që sulmuan gazetaren. Të flasë më banditët e vetë dhe të gjejë mafiozët që qëllojnë kundër gazetarëve.
Sot kam një mesazh për Ramën, do mbash ti përgjegjësi për Klodiana Lalën dhe çdo gazetari tjetër, i preket një fije floku nga horrat që ke rrotull”.
https://tiranatoday.com/gazetarja-e-sulmuar-trondit-rrjetet-sociale-nuk-kam-per-tu-ndalur-ja-pse-me-ndodhi-sulmi/