Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me gratë dhe vajzat e qytetit të Lezhës tha se kryeministri Rama i përdor gratë vetëm për shfaqje. Ai tha se rasti me i mirë është në Lezhë për ta vërtetuar këtë duke i bërë presion dy grave në listat e PS-së dhe i zëvendësoi ato me një kriminel.
“Rama gratë në politikë i ka vetëm për shfaqje ose asaj që në anglisht i thonë “Show”. Këtu në Lezhë ai me anë të presionit detyroj që dy gra të japin dorëheqjen. Në vend te tij ai vendosi një person me precedent penal. Po mos ishte për ne që miratuam ligjin e dikriminalizimit ai person do të ishte në parlament,” tha Basha.
Gjithashtu Basha tha se “Ekonomia është problemi kryesor që është rritur numri i divorceve në vend. Rritjen e numrit të divorceve nuk e them unë por e thonë shifrat e INSTA. Numri i grave të papuna është rritur shumë sipas statistikave të INSTAT. Studentet femra të regjistrua në Universitetin e Tiranës janë 30 për qind më pak se në vitin 2012. Pamundësia ekonomike nuk i lejon vajzat që të ndjekin studimet në qeverinë e drejtuar nga Rama në politikë.”