Lulzim Basha ka mohuar sërish mundësinë e një bashkëqeverisje me kryeministrin në detyrë, Edi Rama. Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë”, Basha vuri në dukje se ai nuk do të zhvillojë koalicion me republikën e vjetër, ku përfshiu edhe Ilir Metën.
“Unë kam një koalicion që përfaqëson një kauzë qytetare, që lidhet me një kohë të re. Rama i përket Republikës së Vjetër. Nuk bëj koalicion me të. As me Ilir Metën. Është koha e ndryshimeve të mëdha ashtu si në Francë. Tani është koha që të kapitullojë republika e vjetër”, u shpreh Basha.