Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Po përdoret sektori i ndërtimit për të financuar dhe pastruar paratë e fituara nga aktivitete të paligjshme

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Po përdoret sektori i ndërtimit për të financuar dhe pastruar paratë e fituara nga aktivitete të paligjshme

Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe të gjitha bankave që operojnë në vend, për të shprehur shqetësimin e tij dhe të partisë që drejton, lidhur me ato që ai i quan “përpjekje evidente të shumë aktorëve për të pastruar shuma të mëdha parash nëpërmjet aktiviteteve të licensuara apo të kontrolluara nga sektori publik.”

Zoti Basha thotë se vendi është përfshirë në kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike dhe është bërë rrugë tranziti për lëndët narkotike nga vendet e ndryshme drejt Europës Perëndimore. “Ky aktivitet i paligjshëm gjykohet që ka prodhuar miliarda Euro, një pjesë e të cilave janë përdorur edhe për të paguar qeveritarët dhe punonjës publikë, në formën e korrupsionit”, shkruan ai.

Kryetari i PD-së thotë gjithashtu se “shumë aktorë janë përfshirë në operacione të mbështetura nga të njëjtët punonjës publikë (përfshi nivelet më të larta të qeverisë), për të pastruar paratë e përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike apo/dhe korrupsioni” dhe se ata “po përdorin sektorin e ndërtimit si mjet për të financuar dhe pastruar paratë e fituara nga aktivitete të paligjshme.”

Zoti Basha shkruan se disa kompani kanë marrë leje ndërtimi dhe kontrata publike në nivele të tilla “që nuk justifikohen as nga eksperiencat e tyre dhe as nga mundësitë financiare që ato kanë”.

“Ky bashkëpunim dhe ajo çfarë parashtruam më sipër, ishte evidente edhe në vendimmarrjen në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, të datës 12 Shtator 2019, ku u miratua shpallja fituese pa garë dhe lidhja e kontratës së partneritetit publik privat për projektet “Për projektimin, ndërtimin, dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren”; “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”, shkruan ai.

Zoti Basha thotë se të dy kontratat publike “cënojnë interesin publik dhe dëmtojnë në mënyrë të rëndë interesat financiare të shtetit shqiptar, duke u siguruar përfitime të padrejta zyrtarëve të korruptuar dhe kompanive private (shoqërisë “ANK” sh.p.k., shoqërisë “Bardh konstruksion” sh.p.k., shoqërisë “Gjikuria” sh.p.k. dhe shoqërisë “Rruga Orikum – Llogara” sh.p.k.).”

Tags: bankatlulzim bashandërtimi

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Next Post
Shahini: 52% e studentëve thonë se institucionet ku studiojnë nuk i plotësojnë pritshmëritë e tyre

Shahini: 52% e studentëve thonë se institucionet ku studiojnë nuk i plotësojnë pritshmëritë e tyre

Në 70-vjetorin e Republikës, Kina përballet me sfida serioze ekonomike dhe politike

Në 70-vjetorin e Republikës, Kina përballet me sfida serioze ekonomike dhe politike

Rama: Forca Erion, ne jemi me ty

Rama: Forca Erion, ne jemi me ty







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com