Basha nga Puka: Do çlirojmë Pukën nga kriminelët, votoni nr. 9!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, gjatë një mitingu elektoral në Pukë:

“Mirë se iu gjej zonja dhe zotërinj pukjanë. Mirë se iu gjej në Pukën e traditës dhe fisnikërisë, në Pukën e ndryshimit të pandalshëm, që po vjen. Entuziazmi i njerëzve ndihet kudo. Nuri i ndryshimit është në fytyrat e njerëzve. Pukjanët do të votojnë për ndryshimin, do votojnë numrin 9, që t’ja çelin derën ndryshimit, për një Pukë ndryshe.

Këto zgjedhje janë për popullin dhe familjet tuaja. Qeveria iu ka vënë njerëzve në fyt lakun e varfërisë. Do çlirojmë Pukën nga kriminelët. Vëmendja do jetë tek një ekonomi e çliruar nga terrori shtetëror. Shkoni masivisht në zgjedhje. Mos lejoni vjedhjen e zgjedhjeve. Votoni për ndryshim, për numrin 9. Qeveria e ardhshme do të punojë për njerëzit”