E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Kryemadhi krah Bashës në Kombinat në mbrëmje: Këtu fillon shtëpia e shqiptarëve

Monika Kryemadhi:

“Sot deklarata e sotme e Presidentit të Serbisë tregonte hallin e madh të Edi Ramës sepse çfarë shikon ai? Shikon te Lulzim Basha, shikon te Monika Kryemadhi, shikon te çdo demokratë, te çdo lsistë, te çdo socialistë i ndershëm që do të votoj në 25 prill kundër Edi Ramës dhe Rilindjes dhe pro erës së ndryshimit. Prandaj mos ndaloni çdo ditë me njerëzit sepse ne ju japim fjalën dhe do t’i qëndrojmë jo vetëm procesit të Integrimit Europian që tha zoti Basha, por do ti qëndrojmë rindërtimit dhe do ta çojmë deri në fund, ju të vendosni, ju të rindërtoni shtëpitë në pronat tuaja. Zoti Basha ka një plan të qartë për të ecur në rrugën e integrimit Europian dhe ne jemi të gjithë bashkë për ta çuar Shqipërinë në Europë, sepse fëmijët e shqiptarëve meritojnë një Shqipëri Europiane, nuk meritojnë Shqipërinë e një të mbaruari që i iku koha”

“Jo pa qëllim, jemi sot këtu në këtë orë të vonë në Kombinat sepse këtu ku Edi Rama kërkoi të grabisi pronat tuaja, ku Edi Rama kërkon të grabisi shtëpitë tuaja. Jemi të dy bashkë edhe pse kemi 2 vjet që nuk ndahemi asnjë moment, erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve, këtu fillon shtëpia juaj, sepse fronti opozitarë, që nuk është më front opozitarë po është fronti shqiptarë, mendon për shqiptarët, mendon për shtëpitë tuaja, mendon për familjet tuaja dhe ne jemi në shtëpitë tuaja, sepse ai po rindërton vetëm xhepat e vetë 3 dimensionalë dhe nuk po rindërton asnjë shtëpi të hallexhiut.  Prandaj me 25 prill, sot ne jemi bashkë këtu edhe unë edhe zoti Basha, për tju thënë të gjithë shqiptarëve, që ne jemi një dhe jemi një me të Shqipërinë. Unë nuk është se jam shqetësuar por në fakt sot e kamë kuptuar tmerrin e madh të Edi Ramës”.

 

Lexo edhe :   Fati i Berishës ndërroi në majin e vitit 2017, tani thjesht u jetësua
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....