Në mes të intervistës teksa pyetej mbi planet e opozitës se si ka ndërmend të rrëzojë Ramën, Basha ka bërë veprimin e papritur, pasi kishte diçka që e mundonte.
Kreu i Partisë Demokratike dukej se nuk e kishte mendjen aspak tek pyetja e Zhejit, teksa e ka ndërprerë atë, duke i bërë një kërkesë të papritur.
“A mund të bëj një kërkesë? Këtu e keni tepruar me ngrohjen, a mund ta ulni pak? Kam apo jo të drejtë? (u drejtohet të pranishmëve)», tha Basha gjatë intervistës live.
Duket se kryedemokrati nuk ka pritur dot në hapësirën publicitare, duke e shprehur kërkesën e tij drejtpërdrejt gjatë intervistës.