Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “Opinin” deklaroi se në korrik ka zgjedhje për kryetarin e Partisë Demokratike.
“Cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, në korrik ka zgjedhje për kryetarin e Partisë Demokratike. Vendimin pas rezultatit të zgjedhjeve do ta marr në favor të interesave të shqiptarëve, por cilido qoftë rezultati, me 22 Korrik ka zgjedhje për kreun e PD-së’”, tha Basha.
Gjithashtu, Basha tha se “Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve mbaj përgjegjësi personale për listën e Partisë Demokratike.”