Basha me fermerët: Ambicia ime, t’ju kthej në ‘kulakë’ të pasur dhe krenarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në Rroskovec, ku zhvilloi një takim me fermerët e zonës.

Basha u premtoi fermerëve, ndihma me subvencione, shtim të infrastrukturës, por edhe ulje të çmimit të naftës.

Ndër të tjera, Basha u shpreh se synimi i tij është t’i kthejë të gjithë fermerët në “kulakë të pasur dhe krenarë”.

Lulzim Basha: “Do heqim taksën për naftën, do të japim subvencione që do ulin koston e prodhimit dhe fermeri do ta nxjerri domaten në treg me çmim të përballueshëm për konsumatorin. Do ju mbështesim të eksportoni prodhimet tona. Kjo është bërë më parë, por më pa s’ka rënë, kjo që nga trau në Rrugën e Kombit, çmimi i naftës. ndaj nuk mund të pranojmë më që një grusht njerëzish të pasurohen, ndërsa gjysma e njerëzve që jetojnë me tokën, të varfërohen. Përkrahja e fermerit shqiptar, është ndryshimi më domethënës që do shikoni pas 25 prillit. Fermerët e këtij vendi ju duhet vetëm pak përkrahje për të qenë edhe më të zotë se fermerët e tjerë. Ndaj kam besim se do të arrimë së bashku shumë më shumë se sa na e pret mendja.

E ardhmja jonë është Europa, që di t’i vlerësojë prodhimet cilësore. Kur ne jemi angazhuar seriozisht, kemi bërë të mundura gjëra të pamundura. Nuk do ta ndal punë time deri s atë bëjmë realitet Shqipërinë anëtare të BE dhe disa prej përftimeve që vijën nga kjo janë ato për fermerët. Ne kemi humbur shumë mundësi, sepse kryeministri në ikje nuk e ka patur mendjen të thithë këto investime.  Dikur quheshin kulakë, me përbuzje, sepse fermerët shqiptar ishin punëtorë dhe prodhonin. Nuk kishin nevojën ti shtrinin dorën as qeverisë. Ambicia ime është t’i kthej të gjithë fermerët shqiptarë në kulakë të pasur dhe krenarë”.