E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Basha me fasonët: Taksa 9% do ndihmojë sektorin, me planin e PD fiton Shqipëria

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësuas të sektorit të fasonëve, ku u shpjegoi planin ekonomik të prezantuar pak ditë më parë.

Basha u garantoi atyre se më taksën e sheshtë 9%, ekonomia dhe veçanërisht sektori i fasonëve do të marrin frymë lirisht.

Sipas Bashës, me planin ekonomik të PD-së, fiton e gjithë Shqipëria. Ndër të tjeram kryedemokrati tha se plani po sulmohet nga ata që nuk bënë asgjë duke iu referuar këtu qeverisë.

Lulzim Basha: ”Pa pikë diskutimi sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare, për arsyen që sapo thatë, numrin e madh të personave që punësoni. Në shumë raste këta janë edhe personat e vetëm që sjellin të ardhura në familjet e tyre. Po kështu zhvillimet e viteve të fundit, duke përfshirë edhe zhvillimet e pandemisë, nga njëra anë ju kanë dëmtuar, ju kanë goditur rëndë. Mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin tuaj, ky është lajmi i keq. Lajmi i mirë është që si pasojë e zhvillimeve globale, tregjet kryesore ku ju çoni produktin tuaj po mendojnë të zhvendosin apo të fuqizojnë zinxhirin e furnizimit që do të thotë që në qoftë se Shqipëria njësoj si vendet e tjera të rajonit tonë janë gati kontratat tuaja mund të rriten, mund të shumëfishohen dhe aftësia juaj për të punësuar më shumë njerëz dhe për t’i paguar më mirë mund të rritet.

Natyrisht për këtë ju duhet të keni në krah shtetin. Ajo që kemi prezantuar nuk është program mrekullish, është program normalizimi dhe rimëkëmbje ekonomike. Ato nuk janë premtime, janë angazhime. Propozimet tona janë të qarta dhe janë të provuara që funksionojnë. Taksa e sheshtë 9% është një ulje jashtëzakonisht e madhe krahasuar me taksën 15% që ju paguani. Çmimi i naftës 240 lekë të vjetra për litër karburant i shtuar në këto 8 vite. Çdo litër naftë prej ditës së parë të qeverisë të dalë nga ota e 25 Prillit do të jetë 240 lekë më i lirë. Rimbursimi i TVSH-së me të gjithë sektorët e ekonomisë është kthyer në një ankth të paparë dhe padiskutim në një kohë krize detyra e qeverisë, detyra e parë e qeverisë është të mos ta vonojë rimbursimin e TVSH-së.

Ky është një nga angazhimet kryesore që kemi marrë përpara sipërmarrjes në tërësi dhe para sipërmarrjes si e juaja në veçanti. Me dy fjalë, nuk janë premtime, por janë pjesë e një plani konkret. Janë angazhime me të cilat ne e nisim që në ditën e parë të punës, t’ju vijmë në ndihmuar ju njerëzve të punës që të ndihmoni të punësuarit tuaj që të punësoni të tjerë dhe të përmirësoni standardin e jetës së tyre, natyrisht duke bërë të mundur që të përcillni një pjesë të fitimeve që do të vijnë si rezultat i këtyre masave edhe në objektivat që kemi në raport me rritjen e mirëqenies dhe rritjen e pagave për punonjësit shqiptare.’’

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...