Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha kërkon zgjedhje me lista të hapura pas 25 qershorit

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha kërkon zgjedhje me lista të hapura pas 25 qershorit

Marrëveshja e 18 majit midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se shkon përtej 25 qershorit.

Kryeministri Rama e ka lënë të hapur bashkëpunimin me kreun e ardhshëm të opozitës nëse do të fitojë zgjedhjet parlamentare. Ky bashkëpunim mendohet të përfshijë edhe ndryshimet kushtetuese dhe ato në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.  

Këto ndryshime parashikojnë ndryshime rrënjësore sa i përket mënyrës së garës në zgjedhjet parlamentare.

Zgjedhjet e 25 qershorit do të zhvillohen sipas sistemit proporcional-rajonal, sipas ndryshimeve që iu bënë Kodit Zgjedhor në vitin 2008, me marrëveshjen Berisha-Rama, i reflektuar me ndryshime të vogla, pas çdo procesi zgjedhor.

Në rastin e këtij sistemi zgjedhor, krerët e partive politike zgjedhin listat e kandidatëve për çdo qark në të gjithë vendin. Pra, është lideri i partisë ai që vendos mbi potencialin politik të çdo kandidati dhe jo elektorati. Ky i fundit voton vetëm për partinë politike dhe jo kandidatin për deputet i cili pretendon të përfaqësojë qytetarët në Parlament.  

Nëse përgjatë fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor të këtij viti, kandidatët do të garojnë përmes listave të mbyllura, të përzgjedhura nga krerët e partive politike, ndryshimet e reja do të sjellin një tablo tjetër të skenës politikës; kandidatëve për deputetë do t’u duhet të garojnë përballë dhe direkt me zgjedhësit e tyre.  

Për t’u realizuar kjo do të kërkohen ndryshime të thella kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor. Një pretim të tillë e bëri edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në hapje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit pasditen e së shtunës.

“Ju thashë që mbrëmë mora një vendim të vështirë. Vendimin e ekipit me të cilin Republika e Re do të përfaqësohet. Ekipi më përfaqësues, më i denjë, me programin e shpresave të vërteta të shqiptarëve. Por, ju premtoj se kjo është hera e fundit që një kryetar partie vendos listën e deputetëve, sepse, herën tjetër, listën e deputetëve do ta vendosë vetëm qytetari shqiptar. Reformë totale kushtetuese. Shqiptarët do të zgjedhin drejtpërdrejtë përfaqësuesin e tyre në Parlament që do t’i kërkojë llogari një qeverie të përgjegjshme, një kryeministri të përgjegjshëm. Ju do ta keni Shqipërinë në dorë ndaj, le ta marrim Shqipërinë në dorë. Me 25 qershor, merreni Shqipërinë në dorë. Le të ndërtojmë së bashku Republikën e Re. Të ndërtojmë së bashku republikën tuaj për një ekonomi të fortë, për një të nesërme të sigurt për çdo shqiptar”,  u shpreh Basha.  

Ndryshimet kushtetuese dhe ato në Kodin Zgjedhor, si dhe një bashkëpunim me front të gjerë midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, do të përbënte një goditje të madhe për partitë e vogla.

Ekzistenca politike e këtyre të fundit ka filluar të rrezikohet që para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ku krerë të këtyre forcave iu bashkëngjitën listës së Partisë Demokratike për të siguruar të paktën një vend në Parlamentin e ardhshëm. Pas zgjedhjet të 25 qershorit, në rast bashkëqeverisje PD-PS, partitë e vogla do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të operojnë në skenën politike

 

Tags: 25 qershoribashaParlamentRepublika e ReZgjedhjet

TË LIDHURA

Bie zjarr në tregun “5 maji” në Tiranë
Aktualitet

Bie zjarr në tregun “5 maji” në Tiranë

19:20 | 08/01/2026
Durrësi i përmbytur “skenë krimi”/ Bllokohen kanalet! Hidrovori i ri gati jo funksional
Aktualitet

Durrësi i përmbytur “skenë krimi”/ Bllokohen kanalet! Hidrovori i ri gati jo funksional

19:17 | 08/01/2026
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

19:08 | 08/01/2026
Next Post
Rama: Ja çfarë e lidh Saliun, Bashën dhe De Biazin

Rama: Ja çfarë e lidh Saliun, Bashën dhe De Biazin

Thoma Gëllçi e pranon hapur: RTSH-në e ka pushtuar korrupsioni dhe nepotizmi, kam punësuar gazetarë me mik

Thoma Gëllçi e pranon hapur: RTSH-në e ka pushtuar korrupsioni dhe nepotizmi, kam punësuar gazetarë me mik

Trump përfundon “Show-n” jashtë vendit

Trump përfundon “Show-n” jashtë vendit







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Bie zjarr në tregun “5 maji” në Tiranë
Aktualitet

Bie zjarr në tregun “5 maji” në Tiranë

by mirseda
19:20 | 08/01/2026
0

Zjarri ka përfshirë tregun e “5 Majit”.

Durrësi i përmbytur “skenë krimi”/ Bllokohen kanalet! Hidrovori i ri gati jo funksional

Durrësi i përmbytur “skenë krimi”/ Bllokohen kanalet! Hidrovori i ri gati jo funksional

19:17 | 08/01/2026
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

19:08 | 08/01/2026
Gati të mbështesim popullin shqiptar’, Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet në Shqipëri

Gati të mbështesim popullin shqiptar’, Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet në Shqipëri

18:40 | 08/01/2026
Nis bora intensive në Bulqizë, rëndohet situata në rrugët nacionale dhe rurale

Nis bora intensive në Bulqizë, rëndohet situata në rrugët nacionale dhe rurale

18:05 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com