Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha ia bën ‘tetë me dy’ Ramës: Ekonomia po ‘vdes’, mos kërcëno investitorët!

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha ia bën ‘tetë me dy’ Ramës: Ekonomia po ‘vdes’, mos kërcëno investitorët!

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, i ka dhënë një ‘shuplakë’ të fortë qeverisë shqiptare, duke vënë theksin tek koncesionet që po cënojnë konkurencën. Përmes këtij raporti të detajuar, kritikat janë të drejtëpërdrejta, kjo referuar klimës së investimeve të huaja në Shqipëri, me theks të veçantë në kontratat e partneritetit publik-privat të qeverisë aktuale, krahas shqetësimeve mbi nivelin e lartë të korrupsionit, presionit për të punësuar kompani të lidhura politikisht dhe mungesës së aksesit të kompanive në rrjetin e energjisë elektrike.

Po sipas raportit në fjalë, investitorët besojnë se qeveria efektivisht po i dekurajon investimet e huaja për të favorizuar kompani të lidhura politikisht.  Në po të njëjtën linjë ka qëndruar edhe kreu demokrat, Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar si një ‘minë me sahat’. Kreu i PD-së ka bërë përgjegjës për këtë situatë kryeministrin Rama, e ku shenjat janë për një ekonomi të shkatërruar.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, për Bashën, kryeministri Rama ka ndjekur këto taktika ndër vite:

  1. Vjedhja e taksave të qytetarëve, duke ja u dhënë klientëve në koncesione dhe kontrata abuzive
  2. Vjedhja e pasurive të vendit nga nafta dhe mineralet, tek tokat në bregdet, e deri tek tokat në mes të Tiranës
  3.  Grabitja e investitorëve të huaj, për t’i përzënë apo mbajtur larg nga Shqipëria, që të mos u bëjnë konkurencë oligarkëve

Në këtë analizë të detajuar, Basha shigjeton Ramën, si personin përgjegjës për kërcënimin ndaj investitorëve të huaj. Sipas dhe raportit në fjalë, Rama u bën shantazh të bashkëpunojnë me klientët e tij. Në të kundërt, nuk kanë shans të investojnë.

Ndryshe nga raportet e mëparshme, raporti i këtij viti mbart kritika të forta edhe për praktikën e qeverisë për dhënien e kontratave të partneritetit publik-privat, të njohura si koncesione.

“Raportet për korrupsion në prokurimet publike janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private, ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”, thuhet në raport.

 

https://tiranatoday.com/dash-ben-per-uje-te-ftohe-qeverine-rama-korrupsion-i-larte-ppp-te-jane-problem/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një tjetër aks, segment i rëndësishëm që lidh disa zona bregdetare me rivierën e jugut do të jepet me koncesion, për tu ndërruar dhe mirëmbajtur. Firma “Gjikuria” ka marrë eskluzivitetin që të ndertojë dhe mirëmbajë segmetin Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”. Për ofertën e pakërkuar të kësaj firme, qeveria e ka shpërblyer nëpërmjet një bonusi me 6 % të pikëve, ndërsa sipas kontratës, ministria përgjegjëse do ti japë kesaj firme edhe një këst “modest” ne momentin që jane kryer 25% të punimeve që parashikon kontrata.

Ja çfarë parashikon kontrata: “Objekti kryesor i kësaj procedure është dhënia me konçesion /PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Segmentit Rrugor Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”, sipas parimit të “Projektit me Çelsa në dorë”. Kushtet thelbësore të kësaj procedure përfshijnë por pa u kufizuar kushtet e mëposhtme:
Objekti i kontrates se koncesionit/PPP:“Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Segmentit Rrugor Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”
Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP: 13 vjet
Aktivitetet për t’u kryer nga koncesionari:“Ndërtimi dhe Mirëmbajtja e Segmentit Rrugor Porti i Jahteve – Bypass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”sipas standardeve të miratuara nga Autoriteti Kontraktues.
Burimet e të ardhurave të Koncesionarit:një pagesë disponueshmërie vjetore e pagueshme nga Autoriteti Kontraktues për Koncesionarin. Pagesa e pare e këstit do te kryhet nga Autoriteti Kontraktues, kur Koncesionari te ketë kryer jo me pak se 25% te volumit te punimeve
Legjislacioni i zbatueshëm:Kontrata e Koncesionit do të rregullohet nga Legjislacioni në fuqi i Republikës së Shqipërisë.
Ka pasur një propozim të pakërkuar me analizat teknike ekonomike dhe financiare nga shoqëria “Gjikuria”, ku me anë të Vendimit Nr. 367, datë 20.06.2018 të Këshillit të Ministrave, i është dhënë bonusi prej 6 % të pikëve”.

Tenderi për rrugën Orikum Dukat, përmbyll përfundimisht programin 1 miliardë euro të koncesioneve në infrastrukturë.

Ndonëse në fillim ishin parashikuar të ndërtoheshin një sërë veprash publike, kufiri 1 miliardë euro i programit është arritur me vetëm 4 rrugët kombëtare, për dy nga të cilat është nënshkruar sakaq kontrata, ndërsa dy të tjera janë në proces tenderimi.

Përveç aksit Orikum-Dukat, tre veprat e tjera janë Rruga e Rrbrit, ajo Thumanë-Kashar si dhe segmenti Milot-Balldren. Të katër këto rrugë do të jenë pa pagesë kalimi. Ato do të ndërtohen nga privatët dhe qeveria do i shlyejë më këste.

Sipas përllogaritjeve, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe interesat që do i paguhen privatëve për 13 vjet, kostoja totale e këtyre katër veprave e tejkalon kufirin 1 miliardë euro.

 

Tags: bashadashrama

TË LIDHURA

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

13:10 | 05/02/2026
“Rama nuk dorëzon imunitetin e Lubi Ballukut, sepse dorëzon veten”, Berisha
Aktualitet

“Rama nuk dorëzon imunitetin e Lubi Ballukut, sepse dorëzon veten”, Berisha

13:05 | 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

12:57 | 05/02/2026
Next Post
Të rejat e fundit nga Whatsapp, lidhje video në grup

Të rejat e fundit nga Whatsapp, lidhje video në grup

Foto/Një kunatë si Kate, ja çfarë bën për Meghan Markle

Foto/Një kunatë si Kate, ja çfarë bën për Meghan Markle

Droga dhe krimi pushtojnë Shqipërinë, Kryemadhi: Edi Rama po na vret familjet! (VIDEO)

“Nuk do të harroj Luan!”, mesazhi i ndjerë i Kryemadhit për Hajdaragën







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

by mirseda
13:10 | 05/02/2026
0

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes...

“Rama nuk dorëzon imunitetin e Lubi Ballukut, sepse dorëzon veten”, Berisha

“Rama nuk dorëzon imunitetin e Lubi Ballukut, sepse dorëzon veten”, Berisha

13:05 | 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

12:57 | 05/02/2026
Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë

12:44 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com