E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Basha garanton: Me ne në qeveri, peshqit e mëdhenj do dalin para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi draft ligjin anti-mafia me të cilin sipas tij, do e aplikojë kur të vijë në pushtet.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, Basha u shpreh se kontaktuar dhe ka harxhuar ditë të tëra duke kontaktuar me krerët e agjencive më të specializuara të partnerëve strategjikë të Shqipërisë.

Ai garantoi se askush nuk do shpëtojë dhe se peshqit e mëdhenj do vihen  para drejtësisë.

Lulzim Basha: ”Kudo që t’i kenë llogaritë bankare, dua t’i garantoj sot se nuk do kenë shpëtim. Kam kontaktuar dhe kam harxhuar ditë të tëra me krerët e agjencive më të specializuara të partnerëve tanë strategjikë. Puna ka nisur, dhe me ne nesër në qeveri do finalizohen.Nuk ka shpëtim, s’kishte shpëtim as Eskobari. Peshqit e mëdhenj jo vetëm do vihen para drejtësisë, por do të kthejnë paratë. Paratë nuk do i gëzojnë. Paratë do kthehen te shqiptarët. Nuk kemi fjalë, kemi draft-ligj anti-mafia. Kemi garantuar bashkëpunim me agjencitë më të specializuara në botë të parave të pista dhe të korrupsionit të parave.”

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 19 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...