Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Dalja e Ramës, garanci kriminelëve se nuk u preken interesat. Tahiri, i sigurt!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Basha: Dalja e Ramës, garanci kriminelëve se nuk u preken interesat. Tahiri, i sigurt!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar daljen publike të sotme të kryeministrit Rama në takimin që zhvilloi në Ministrinë e Brendshme.

Sipas Bashës, Rama doli publikisht sot që t’u jepte garanci publike kriminelëve se ai e ka në kontroll policinë dhe se Tahiri është i sigurt.

Deputeti demokrat shkruan se Rama bëri të qartë se ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit dhe integrimin për të mbrojtur vendin.

Më tej, Basha pyet Ramën se sa do ia vërë çmimin kokës së vëllait të ministrit Xhafaj, duke u referuar propozimit të kryeministrit se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim.

POSTIMI I BASHËS:

Qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken. Sot Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin europian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin.

Nuk ka tregues më të dhimbshëm se sa poshtë ka rënë policia e një vendi, se sa të shohësh drejtuesit më të lartë të policisë, të detyruar të dëgjojnë e mbajnë shënim me kokën ulur si memecë, çoroditjet e një njeriu që ka humbur çdo sens të realitetit dhe çdo kontroll të vetes.

Gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e anti-mafias italiane. Atje do të gjeni të vërtetën e pancensuruar dhe të pa transformuar nga propaganda e Edi Ramës, e cila financohet nga paratë e drogës. Atje do të mësoni të vërtetën se shefat e policisë së Edi Ramës janë hamej që ngarkojnë gomonet e drogës, që mjetet e policisë së Ramës janë në dispozicion të trafikut, që radarët e policisë së Edi Ramës ndizen e fiken me urdhër të trafikantëve, që trafikantët kujdesen edhe për dhuratat për festa për Ministrat. Atje do të mësoni që krimi është kthyer në makinë elektorale.

Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t’ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine?

Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund.

Tags: i sigurtkriminelëvelulzim bashambron interesatramaTahiri

TË LIDHURA

Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja
Aktualitet

Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

20:38 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025
Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin
Aktualitet

Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen dy shtetas në Kurbin

17:28 | 01/09/2025
Next Post
Pesë ushtrime për të luftuar ankthin

Pesë ushtrime për të luftuar ankthin

Petrit Vasili sulmon Ramën: Nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në plazhe

Vasili: Kryeministër, kujdes me telefonatat dhe kërcënimet! E mërkura, dita jote e provës

EMRI/ Hodhi 22 kg drogë të kalbur poshtë urës, arrestohet poseduesi

EMRI/ Hodhi 22 kg drogë të kalbur poshtë urës, arrestohet poseduesi

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Kuqezinjtë e Kombëtares zhvillojnë seancën e parë stërvitore në kampin stërvitor në Malaga
Sport

Kuqezinjtë e Kombëtares zhvillojnë seancën e parë stërvitore në kampin stërvitor në Malaga

by mirseda
22:43 | 01/09/2025
0

Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën...

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit

22:38 | 01/09/2025
Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

22:24 | 01/09/2025
Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

21:54 | 01/09/2025
Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

21:52 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com