Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan sot se “rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën”. Me në të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Basha u sjell ndërmen shqiptarëve demokracinë amerikane.
“Etërit Themelues të demokracisë më të fuqishme, demokracisë amerikane, na kanë mësuar se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën!”, shkruan Basha.
Mesazhi i Bashës vjen si reagim pas votimit të kryeprokurores së rë Arta Marku. Votim i cili solli shumë incidente në sallën e Kuvendit, por dhe jashtë sallës u mbajt protesta e opozitës.
Kujtojmë se Ambasada amerikane reagoi pas përplasjeve të sotme mes opozitës dhe maxhorancës në parlament. Ambasada e SHBA foli hapur duke thënë se; Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur, ndërsa pa përmendur emra deklaroi se ‘politikanët kanë frikë’.
“Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet.”, thuhej në reagimin e ambasadës.