Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezanton programin e Partisë Demokratike për ish-të përndjekurit politikë.
Ai u shpreh se brenda mandatit të parë do të përfundojë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist.
Basha tha se më 25 prill shqiptarët vendosin ndërmjet demokracisë dhe autokracisë.
Lulzim Basha: “Sot është dita e 30 vjetorit të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Është dita e një çasti vendimtar në historinë tonë si komb. Dita e mposhtjes së frikës ndaj komunizmit në emër të demokracisë. Misioni i para 30 viteve, mbetet misioni ynë edhe sot. Duhet të luftojmë me të njëjtin pasion për demokracinë në Shqipëri. 8 vite, vetëm kthim pas për shkak të Edi Ramës. 25 Prilli nuk është vetëm ditë zgjedhjesh e zakonshme.
25 prilli, shqiptarët vendosin ndërmjet demokracisë dhe autokracisë. Ne zotohemi që brenda mandatit të parë të përfundojmë pagesat për familjet e persekutuara. Angazhohemi që në ditët e para në qeveri të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar që regjimi”.