Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Basha, Berisha dhe një President francez që s’e donte askush

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dialog me lugë në brez

Nga: Skënder Minxhozi

Në tetë janar u sulmua selia e Partisë Demokratike. Me të gjitha mjetet e arsenalit të një proteste të dhunshme, si ato që Shqipëria ka njohur jo rrallë në dekadat e fundit. Sali Berisha dështoi në këtë aventurë të dhunshme jo vetëm sepse Lulzim Basha kishte zgjedhur dyer të forta dhe xhama të trashë dritaresh, por sepse në thelb Doktori u braktis nga ata që kujtonte se i kishte me vete. Një mijë veta janë shumë pak për të marrë një seli me histori 30 vjeçare, disa mandate qeverisëse, e plot foto presidentësh e kryeministrash në muret e saj.

Tani të gjithë brenda Foltores e kanë të qartë se nuk do të ketë pushtim të SHQUP-it. Vula dhe selia mbetën në duart e atyre që duan largimin e Berishës nga PD dhe këtij të fundit i mbetet të kërkojë një godinë dhe një emër të ri për partinë private që do ta përdorë si strehë kundër amerikanëve.

Berisha dhe të tjerët vijojnë të kapen fort pas idesë se Lulzim Bashën nuk e do askush, se ai është pakicë dhe për pasojë duhet të hapë krahun. Janë kaq të bindur në këtë ide sa bëjnë sikur harrojnë se ishin po këta persona, së bashku me Berishën në krye, që certifikuan me heshtje apo me duartrokitje rizgjedhjen qesharake të Bashës me 41 mijë vota në krye të partisë, pas humbjes së katërt elektorale.

Megjithëse në thelb kjo është e shkuara, në rrafshin kronologjik të ngjarjeve, e tashmja ka të bëjë në një masë të madhe me atë që ndodhi gjatë verës së vitit 2021. Kushdo brenda Foltores mund t’i përplasë sot në fytyrë Lulzim Bashës Kuvendin e 10 dhjetorit në stadium, ashtu si dhe referendumin e një jave më pas, kur Berisha e shkarkoi me një votim të organizuar nëpër lokale e kafene fshati. E vërteta është gjithsesi e ndryshme dhe gjendet mes rreshtave të procedurës.

Askush në PD dhe rreth saj nuk është në gjendje të thotë se proceset e nismat statutore që kanë vënë në lëvizje dy kampet pas shtatorit, kanë një farë integriteti dhe meritojnë të merren si të paanshme dhe si pika reference për atë që ka ndodhur. As 4220 formularët e zyrës së Edi Palokës nuk u verifikuan nga palë të treta, as dy kongreset e Air Albania dhe të Pallatit të Kongreseve me votimet dhe ngritjet e duarve si në mitingje, nuk u verifikuan sa të sakta ishin. Edhe referendumi për shkarkimin e kryetarit të PD nuk u zhvillua në kushtet e pranisë, kontrollit dhe certifikimit të një pale të paanshme. Berisha dhe Basha vetë kanë propozuar, vetë kanë votuar, vetë kanë vulosur. Kjo është e vërteta e asaj që ka ndodhur me nismat politike të katër muajve të fundit në Partinë Demokratike dhe në Foltore.

Sot demokratët kanë vetëm një rezultat formalisht të pranuar nga të dyja palët: rizgjedhjen e Bashës kryetar në qershor. Sado ironik dhe qesharak të duket ky konstatim, kjo është e vërteta therëse e një partie që la në krye pas 25 prillit një person që duhej të ishte dorëhequr qysh në vitin e largët 2017! Treni që kalon në stacion nuk kthehet më mbrapsht. Duhet të presësh tjetrin!

Sa për nivelin e mbështetjes/kontestimit të Lulzim Bashës brenda partisë, mjafton që kundërshtarëve të Lulit t’u kujtohet një precedent i thjeshtë në Evropën Perëndimore. Në vitin 2016, në një sondazh të porositur nga gazeta prestigjioze “Le Monde”, presidenti i republikës i kohës François Hollande gëzonte vetëm 4% të mbështetjes së votuesve francezë. 96% e tyre kërkonin largimin e tij ose thjesht nuk e pëlqenin. Megjithatë askush nuk mori heshta, matrapikë dhe shkallë bojaxhinjsh për të sulmuar muret e dritaret e Pallatit Elysee. Të gjithë, qytetarë dhe opozitarë të François Hollande pritën zgjedhjet e radhës presidenciale të një viti më pas për të zgjedhur dikë tjetër.

Nuk ka dyshim se Lulzim Basha është sot një figurë shumë jopopullore, e urryer madje nga një pjesë e partisë së tij. E meriton nivelin e ulët të pëlqyeshmërisë që ka. Problemi është se Shqipëria e sotme, megjithë një mijë problemet që ka, ndodhet në një sistem ku procedura, e jo skena si të romanit të Kadaresë “Kështjella”, përcaktojnë ciklet politike. Nëse duam t’i zgjidhim punët me “revolucione paqësore” si të Foltores, i bie të mos kemi më klasë politike, por një repart xhenierësh me kazma, litarë, shkallë zjarrfikësash dhe sopata. Duhet ta kishit votuar Lulin kundër kur ishte momenti, të nderuar demokratë. Tani është vonë. Tetë janari këtë tregoi.

Tags: bashaBerishaskender Minxhozi

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Sportisti shqiptar ndërron jetë papritur në moshën 24-vjeçare

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku socialist i Fierit

Ish-bashkëshorti i Arjola Demirit, i përfshirë në “masakrën e ish-Bllokut”

Ish-bashkëshorti i Arjola Demirit, i përfshirë në "masakrën e ish-Bllokut"

Kundër vaksinës, protestuesit tentojnë të sulmojnë parlamentin bullgar

Kundër vaksinës, protestuesit tentojnë të sulmojnë parlamentin bullgar







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com