Pas protestës së banorëve të “Astirit” dhe tensionimit prej dy ditësh në dyert e Bashkisë, Erion Veliaj ka zgjedhur që ti japë përgjigje kërkesave të tyre. Mjaft i drejtpërdrejtë, ai i është kthyer akuzave të PD-së, duke thënë se ata janë gati për disa vota, që të shkaktojnë këtë zhurmë.
“PD është gati ti kthejë njerëzit në primitivë, vetëm për disa vota”, tha ai. Duke folur me shifra, Veliaj i drejtohet të gjithë thirrjeve e ankesave të banorëve, se i kanë ofruar tre vite qira për ata që janë pa letra.
Kryebashkiaku i është kthyer edhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, duke e cilësuar si një kalama të llastuar. Ai apeloi ndaj të gjithë protestuesve, që të mos përdoren padrejtësisht nga ‘Luli’.
“Sot dëgjova njerëz që unë e di shumë mirë ku e ka shtëpinë, ai Gjyzi nuk e ka fare shtëpinë aty. Bën cirk, se një kryetar partie po i afrohet disfatave. Luli është një kalama i llastuar. Pse me atë do merremi ne?”, tha Veliaj.
https://tiranatoday.com/banoret-e-astirit-tentojen-te-hyjne-me-dhune-ne-bashkine-e-tiranes-video/