Banorët e Astirit kanë mbërritur para Kryeministrisë, për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Të veshur me jelekë portokalli, me mjete pune në dorë e më thirrje kundër qeverisë, banorët e Astirit kanë mbërritur para Kryeministrisë.
Ndërkohë, forca të shumta policie janë kanë rrethuar Kryeministrinë, ndërsa bie në sy pajisja e të gjithë efektivëve të policisë ma maska kundra gaz.
Po ashtu, bie në sy mungesa e efektiveve femra teksa kordoni i forcave të rendit para godinës së qeverisë është vendosur vetëm me efektivë meshkuj.
Në protestë nuk do të ketë fjalime nga politikanët, por vetëm nga qytetarë të thjeshtë, si dhe nuk do të ketë simbole partiake, teksa kjo është cilësuar si protesta e popullit të thjeshtë nga opozita.