Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Banorët e “5 Majit” bëjnë kallëzim në SPAK

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Banorët e “5 Majit” bëjnë kallëzim në SPAK

Banorët e lagjes “5 Maji”, prej ditësh po bëjnë rezistencë, dhe pavarësisht se kanë pasur edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, ende nuk janë të bindur për një zgjidhje. Ata kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave.

Banesat e këtyre banorëve preken nga projekti për rindërtimin pas tërmetit, si dhe rikualifikimit urban. Banorët kërkojnë garanci e kontrata për marrjen e shtëpive të reja, ashtu siç është deklaruar nga autoritetet.

Me anë të avokates Adriana Kalaja, banorët kërkuan që SPAK të bëjë sekuestron preventive dhe të ndalë aksionin për shembjen e banesave, deri në sqarimin e planit. Në një dalje për mediat, Kalaja tha se nuk ka një aktmarrëveshje mes banorëve, dhe se ajo që iu është dhënë atyre është diskriminuese.

“Sipas nesh, e gjitha nisi me VKM 78 të janarit të 2020, që ka në fokusin e saj rindërtimin. Aktmarrëveshja që i është drejtuar banorëve është diskriminuese, e pabazuar në ligj. Ajo nuk merr në konsideratë interesat e banorëve, dhe nuk ka afat se kur do të japë efektet.

Ligji e përcakton qartazi se duhet të ketë një vendim prishje. Vendim prishje që e kemi konsideruar shkelje flagrante. Kemi kallëzuar dhe kryetarin e kadastrës, pasi ka kthyer përgjigje negative në shpërdorim të detyrës, se banorët nuk mund të legalizohen. Të gjithë komponentët që kemi parashtruar para SPAK, besoj do të hetohen. Kemi kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive mbi projektin. Projekti është i Boerit, që nuk ka lidhje me projektin e rindërtimit për shkak të pasojave të tërmetit. Ne i Kemi kërkuar SPAK, vënien e sekuestros preventive mbi këtë projekt, dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen e çështjes”, tha Kalaja.

Dje, banorët e “5 Majit”, Paskuqanit e Laprakës u ngritës sërish në protestë. Para nisjes së seancës plenare, u bënë pritë deputetëve, duke u kërkuar të dëgjojnë zërin e tyre. Pak minuta më vonë, kryeministri Edi Rama ftoi tre përfaqësues të tyre në zyrë, brenda ambienteve të Kuvendit. Pas takimit, Rama tha se do të marrin shtëpi, si banorët që kanë certifikatë pronësie si dhe ato të cilët e kanë shtëpinë pa leje. Por banorët nuk mbetën të pakënaqur nga takimi me Ramën, teksa thanë se nuk kanë marrë asnjë garanci.

Tags: 5 majiprotestashtëpitë

TË LIDHURA

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë
Aktualitet

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine
Aktualitet

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Next Post
Intensifikim vizitash nga BE, SHBA dhe Britania për dialogun Kosovë-Serbi

Intensifikim vizitash nga BE, SHBA dhe Britania për dialogun Kosovë-Serbi

Zgjatja e Vettingut fut në qoshe Berishën e Metën

Zgjatja e Vettingut fut në qoshe Berishën e Metën

Dosja “Hajdari”, gjykata dënon me 21 vite burg Izet Haxhinë

Dosja “Hajdari”, gjykata dënon me 21 vite burg Izet Haxhinë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë
Aktualitet

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

by mirseda
12:35 | 08/12/2025
0

Një mosmarrëveshje për afatet e qëndrimit në një dhomë me qira është bërë shkak të përshkallëzimit të...

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

10:01 | 08/12/2025
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com