Punonjësit e Bashkisë nuk kanë pushuar, ndonëse jemi në ditë festash. Ata kanë qenë në krye të detyrës, duke zbatuar planin në përpikëri në zonën e Astirit. Qytetarët janë zgjuar sot me një pamje që të lë për të dëshiruar, ku pemët janë prerë e ndërsa shtyllat janë hequr nga vendi. Bashkia është hedhur në veprim gjatë natës, për spastrimin e zonës nga pemët dhe shtyllat.
Banorët që preken nga zgjerimi i Unazës së Re, tek zona e njohur si Astiri, dje përshkallëzuan reagimin e tyre në mbrojtje të banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ata bllokuan dy anët e rrugëve, duke vendosur blloqe betoni dhe hequr tabelat e sinjalistikës. Më pas protestuesit kanë sulmuar edhe rrethimin e firmës private, që ka ngritur kantierin.
https://tiranatoday.com/banoret-e-astirit-demtojne-pjesen-rrethuese-te-kantierit-punonjesit-punojne-naten-foto/