Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Bankat për fitimin nuk njohin nënë e babë”, Rama i revoltuar: Në cilën kohë jetojmë?!

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Bankat për fitimin nuk njohin nënë e babë”, Rama i revoltuar: Në cilën kohë jetojmë?!

Kryeminisri Rama ka apeluar ndaj bankave, që të pranojnë digjitalizimin. Ai ka kërkuar me ngulm nga bankat e nivelit të dytë të cilat operojnë në vendin tonë, të bashkohen me revolucionin digjital për shërbimet që japin ndaj klientëve. Kreu i qeverisë i kërkoi drejtuesve të bankave tregtare në vend, që të marrin masat për të lehtësuar procedurat për qytetarët, duke shmangur po ashtu edhe kostot e shërbimeve në sportele.

“Tani shumë shpejt ne do hyjmë, nuk do ketë më bileta letër. E gjitha do bëhet online për biletat ndërqytetëse, sikundër dhe për biletat qytetëse. Tani si mundet që për këto bileta me vlera të ulëta, të paguhet komision sa gjysma e vlerës së biletës? Kjo do të thotë jo lehtësim shërbimi, por rritje çmimi.

Ndërkohë qeveria në kushtet aktuale, subvencionon mbi 5 milionë euro që çmimi i biletës mos rritet për ata që marrin autobusin, qoftë brenda qoftë jashtë qytetit si rezultat i rritje së çmimit të naftës.

Si t’i themi që do e merrni online shërbimin, e do paguani komision? Çfarë është kjo? Janë bërë diskutime teknike pafundësisht, e s’kanë dalë në rezultat se nuk është çështje teknike por vullneti inercie e rehatie.

Unë e di që bankat për fitimin nuk njohin nënë e babë, se për këtë punë janë krijuar, që mos njohin nënë e babe. Por jo deri këtu tani. Kam parë raportet e diskutimeve të bëra mes nesh e jush e kundërshtime e kontestime pa lidhje fare për të përmirësuar teknologjinë tuaj.

Bankat e nivelit të dytë, kanë kosto 5 deri në 20%. Për çdo pagesë të kryer në sportel apo e banking. Dhe është e pamundur për ne të përballojmë këtë fluks në rritje të ankesave të qytetarëve, që thonë çfarë vlere ka që marrim shërbimet me shpejtësi nga e Albania e të harxhojmë tre orë në radhë në bankë për të paguar pesë mijë lekësha?

Plus nuk mjafton vetëm kjo. Çdo pagesë që bën qytetari apo biznesi për një shërbim online që e merr nga qeveria menjëherë, banka e konsideron ditën e nesërme.

Pra ti mund ta kesh afatin sot për të bërë një aplikim në shtet, e bën te E- Albania, e të djeg pagesa e bankës.

Se institucionit i duhet një ditë, e ky rasti më i mirë se ka ankesa sidomos për agjencinë shtetërore të Kadastrës, ku konfirmimi nga banka vjen me disa ditë vonesë.

Ç’a është kjo tani? Në cilën kohë jetojmë? Shekulli 21, nëse për pjesën e interesit tuaj ju jeni në shek 21, e nëse sistemi bankar i Shqipërisë ka qenë një nga pionerët e zhvillimeve e transformimit, në këtë aspekt ju jeni si fermerët njësoj. Por me ndryshimin që ju jeni banka e fermerët janë punëtorët e tokës.

Nuk ndodh që ne të pranojmë të rritet çmimi i biletës së qytetarëve për shkakun tuaj. Ju duhet të bashkoheni me revolucionin digjital e të bëheni shembull i përfitimeve nga ky revolucion”, tha Rama.

Tags: bankatramasherbimi online

TË LIDHURA

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur
Aktualitet

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin
Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet
Aktualitet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Next Post
Kushi në Qendrën e Botimeve për Diasporën: Forcojmë gjuhën për fëmijët në diasporë

Kushi në Qendrën e Botimeve për Diasporën: Forcojmë gjuhën për fëmijët në diasporë

Meta vlerëson deputetin rumun me Titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”

Meta vlerëson deputetin rumun me Titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”

Një president si Alfred Moisiu!

Një president si Alfred Moisiu!







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme
Analizë

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

by mirseda
11:10 | 14/04/2026
0

Hetimet e BBC kanë zbuluar se autoritetet greke kanë rekrutuar emigrantë si “mercenarë” për të kryer kthime...

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, 7 prej tyre nxënës

11:05 | 14/04/2026
SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin

10:40 | 14/04/2026
Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohet

10:36 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com