Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Bankat fshinë tre miliardë lekë kredi të humbura në 2020

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Bankat fshinë tre miliardë lekë kredi të humbura në 2020

Procesi i fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave ka vijuar edhe gjatë vitit 2020, por sasia e fshirjeve ka qenë shumë më e vogël në krahasim me vitet paraardhëse.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar bankat nxorën jashtë bilanceve vetëm tre miliardë lekë dhe pjesa dërrmuese e vlerës së tyre është larguar nga bilancet në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Kreditë e fshira kanë qenë kredi të marra kryesisht nga bizneset dhe kredi të dhëna në lekë. Gjatë periudhës janar 2015 – dhjetor 2020, bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre rreth 70 miliardë lekë si kredi të humbura.

Masat lehtësuese të zbatuara nga Banka e Shqipërisë, fillimisht për shtyrjen e kësteve të kredive si pjesë e moratoriumit dhe më pas për ristrukturimin e tyre, kanë ndikuar në luhatshmërinë e ulët të raportit të kredive me probleme vitin e kaluar. Raporti i tyre shënoi 8.1% në fund të vitit, nga 8.4% një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, norma e rritjes së kredive me probleme (në vlerë absolute) ishte e krahasueshme me normën e rritjes së përgjithshme të kredisë, rreth 3%.

Në vlerë absolute, kreditë me probleme u rritën me 1.6 miliardë lekë vitin e kaluar, duke arritur në rreth 50 miliardë lekë në fund të vitit. Rritja ka reflektuar prurjet e reja në klasat e kredive me probleme dhe njëherazi ngadalësimin e shlyerjeve në këto klasa.

Gjatë vitit të fundit është vënë re një zhvendosje e peshës brenda tepricës së kredive me probleme nga klasat e kredive “nënstandard” dhe “të dyshimta”, drejt klasës së kredive “të humbura”. Pesha e kredive të humbura në tepricën e kredive me probleme arriti në 46%, nga 36% një vit më parë. Në krahasim me një vit më parë, cilësia e kredisë është përkeqësuar për kategorinë e kredive afatgjata, kredive për individët dhe kredive në monedhën vendase.

Raportet më të larta të kredive me probleme në fund të 2020-s raportoheshin për kredinë për bizneset (9.9%), kredinë në valutë (8.9%) dhe kredinë afatgjatë (8.5%). Rënia graduale e cilësisë së portofolit të kredisë bankare gjatë vitit 2020 është pasqyruar edhe në rritjen e lehtë, por të dukshme të tre treguesve plotësues të cilësisë së kredisë, që janë norma e prurjeve të kredive me probleme (fluksi i kredive të reja me probleme ndaj tepricës së kredive të rregullta), norma e falimentit (fluksi i kredive të reja të humbura gjatë një viti ndaj tepricës së përgjithshme të kredisë në fund të periudhës) dhe norma e kredive me probleme të rikuperuara (fluksi i kredive me probleme që kanë kaluar në klasat performuese gjatë një viti ndaj tepricës së kredive me probleme në fund të periudhës).

Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2020, norma e prurjeve të kredive me probleme ka ardhur duke u rritur dhe në fund të vitit, kjo normë arriti në rreth 3%, nga gati 1% në fund të vitit 2019. Një tjetër tregues i rëndësishëm për cilësinë e portofolit të kredisë është norma me të cilën akumulohen kreditë e humbura në krahasim me kredinë e përgjithshme. Vlera e kredive të reja të humbura që janë mbledhur në bilancet e bankave gjatë vitit 2020 ishte rreth dy herë më e lartë në krahasim me fluksin e vitit 2019. Ky zhvillim është pasqyruar në rritjen e normës së falimentit në 2.3%, nga 1.1% një vit më parë, ndërkohë që duke filluar nga fundi i vitit 2017, kjo normë nuk e ka tejkaluar vlerën 2%.

Në të njëjtën kohë, gjatë vitit 2020 është vënë re një rënie e dukshme e normës së rikuperimit të kredive me probleme. Kjo normë ra në 6%, nga 20% një vit më parë, dhe qëndron poshtë të gjitha vlerave të këtij treguesi që nga fundi i vitit 2017./Monitor/

Tags: 2020bankatkredi

TË LIDHURA

Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat
Ekonomi

Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat

16:18 | 10/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh
Aktualitet

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Diella merr një tjetër çmim, Ibrahimaj: Pasqyron vizionin e Shqipërisë
Aktualitet

Diella merr një tjetër çmim, Ibrahimaj: Pasqyron vizionin e Shqipërisë

15:07 | 05/02/2026
Next Post
Bashkëpunim me PS? Gjekmarkaj: Të përsëriten zgjedhjet, ose do të ketë protesta

Bashkëpunim me PS? Gjekmarkaj: Të përsëriten zgjedhjet, ose do të ketë protesta

68 vjeçarja, 15 vjet në dyert e Gjykatës e hipotekës për të regjistruar 637 m2

68 vjeçarja, 15 vjet në dyert e Gjykatës e hipotekës për të regjistruar 637 m2

Bëjeni vetë emisionin/ Shabani debat me moderatoren Vasili, largohet nga studio

Bëjeni vetë emisionin/ Shabani debat me moderatoren Vasili, largohet nga studio







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com