Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Banka Qendrore amerikane: Rritja ekonomike shumë më e ngadaltë nga sa premtoi Trump

8 vjet ago
in Të Gjitha
Banka Qendrore amerikane: Rritja ekonomike shumë më e ngadaltë nga sa premtoi Trump

Banka Qendrore amerikane vazhdon të ketë besim tek rritja e ekonomisë amerikane dhe mori vendim të mbajë përqindjet e interesit të pandryshuara në një nivel historik të ulët, në fund të takimit të saj dyditor të mërkurën. Në kushtet e një tregu pune të përmirësuar por edhe inflacioni të dobët, Banka Qendrore e cilësoi rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara si “të moderuar”, shumë më të ngadaltë nga ç’kishte premtuar Presidenti Donald Trump. Por edhe tani, gjashtë muaj pasi zoti Trump mori detyrën, ende nuk ka pasur shumë lëvizje në drejtim të programit të tij ekonomik.

Zoti Trump thotë se është merita e presidencës së tij që është rritur vlera e aksioneve dhe është ulur papunësia. Pavarësisht nga premtimet e tij të fushatës për ekonominë, pjesa më e madhe e nismave të tij ekonomike kanë ngecur në Kongres, thotë analisti financiar Tom Buerkle.

“Në realitet ajo që kemi arritur është një rritje prej dy për qind, pra ka qenë e qendrueshme por jo spektakolare”.

Buerkle thotë se mungesa e përparimit në programin ekonomik të zotit Trump është një nga arsyet që FMN-ja e ka ulur përsëri parashikimin për rritjen amerikane. Por edhe nëse ka ngadalësim, nuk është i dukshëm në Wall Street, sipas analistit të politikave Michael Strain në Institutin me prirje konservatore “American Enterprise”.

“Mendoj se po shohim një reagim ndaj mundësisë për një reformë të thellë të sistemit të taksave, mundësisë për liberalizimin e sistemit rregullator, ose ndoshta po reagojnë ndaj shpenzimeve të mundshme në infrastrukturë. Dhe mendoj se presidentit duhet t’I njihet merita për këtë”.

Por çfarë ndodh me besimin e investitorëve nëse Presidenti nuk i plotëson premtimet? Disa thonë se rritja rekord e bursës mund të mos zgjasë.

“Nuk kemi parë ndonjë hap që mund ta ruajë apo justifikojë këtë rritje”.

Megjithëse disa konservatorë i kanë dhënë presidentit nota të ulta për zbatimin, ata janë më kritikë ndaj nismave të Partisë Demokrate.

“Mendoj se një rrogë minimale prej 15 dollarësh në orë, më shumë do ta dëmtonte sesa do ta ndihmonte shtresën e punëtorëve dhe të varfrit. Mendoj se përqendrimi tek rritja e lejes për nevoja familjare, çfarëdo të mendosh për atë politikë, nëse do të ndihmosh punonjësit amerkanë, nuk është ide e mirë”.

Në mungesën e veprimit legjislativ, analisti Buerkle thotë se stabiliteti i ekonomisë duhet t’i atribuohet Bankës Qendrore, raporton VOA.

“Për pjesën më të madhe të tetë viteve të fundit, Banka Qendrore ka qenë institucioni kryesor që ka hartuar politikat ekonomike dhe ka funksionuar. Rritja nuk ka qenë spektakolare, por ka qenë e qendrueshme.”

Nëse ekonomia amerikan vazhdon të jetë e qendrueshme, siç beson Banka Qendore, rritja e përqindjes së interesit do të jetë më graduale, si edhe do të ketë rënie në portofolin e komplikuar të letrave me vlerë që ndihmuan në rënien rekord të interesave në Shtetet e Bashkuara.

Tags: banka qendroreekonomipremtoiRritja ekonomikeSHBATrump

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Ministri Dritan Demiraj promovon librin “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik”

Ministri Dritan Demiraj promovon librin "Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik"

SHBA, reagojnë senatorët për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm

SHBA, reagojnë senatorët për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Basha: Zgjedhjet e 25 qershorit, triumf i paligjshmërisë; OSBE-ODIHR të pasqyrojnë realitetin

Hipotekat/ Reagon Basha: Rama i ka caktuar vetë drejtorët, Cyrbja është modeli i tij për hipotekat







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar
Politikë

Komisionerja e BE ia faturon Ramës sukseset e SPAK: Shqipëria, një nxënës i dalluar

by mirseda
11:46 | 03/11/2025
0

Një ditë përpara se të publikoje raportet e zgjerimit për shtetet kandidate për anëtarësimin në BE, komisionerja...

Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat

Rama batuta me rektorin: S’ma merrte mendja që do të lavdëroja një demokrat

11:44 | 03/11/2025
Ja sa vite burg kërkon SPAK-u për ish-socialistin Jurgis Çyrbja dhe “shokët” e tij

Ja sa vite burg kërkon SPAK-u për ish-socialistin Jurgis Çyrbja dhe “shokët” e tij

11:42 | 03/11/2025
SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH, Berberit dhe drejtuesit të KESH

SPAK i njofton akuzat ish-kreut të ARRSH, Berberit dhe drejtuesit të KESH

11:40 | 03/11/2025
Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

11:26 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com