Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Banka e Shqipërisë/ Shpenzimet janë rritur më shumë se të ardhurat

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rriten me ritme më të shpejta se të ardhurat na pjesën e parë të vitit 2018. Trendi i buxheteve familjeve u zbardh nga Banka e Shqipërisë një anketë të posaçme për gjendjen financiare në 1140 njësi familjare. Banka e Shqipërisë vërejti se, niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura – shpenzime) të familjeve (shih grafikun e mëposhtëm).

Në shpërndarjen e familjeve sipas nivelit të shpenzimeve të domosdoshme të jetesës, pjesa më e madhe (rreth 50% e të përgjigjurve) vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ’20-50 mijë lekë’, dhe kjo peshë nuk ka ndryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por është rritur me 2 pp krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta (mbi 50 mijë lekë në muaj) ka vijuar të rritet, si në terma 6-mujorë dhe në terma vjetorë, ndërkohë që vihet re tendenca e kundërt në rastin e dy grupeve më të ulëta të shpenzimeve. Në përgjithësi, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të shpenzimeve është zhvendosur drejt një niveli më të lartë shpenzimesh mujore.

Banka e Shqipërisë vërejti se indeksi i të ardhurave dhe indeksi i shpenzimeve kanë shënuar rritje gjatë 6-mujorit të parë, por rritja e indeksit të shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në një përkeqësim të balancës midis të ardhurave dhe shpenzime të familjeve.

Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme të ardhurash3 (si qira, interesa bankare etj.) ka rënë në 10% të të përgjigjurve ose 112 familje. Në këtë grup, rreth 61% deklarojnë si burime alternative të ardhurash ‘interesat bankare nga kursimet’ dhe 31% deklarojnë të ardhura nga qiradhënia e pronave. Pjesa tjetër e familjeve deklarojnë kombinim të të dyjave ose burime të tjera të ardhurash.

Euroizimi i të ardhurave të familjeve shqiptare vijon të mbetet i ulët, ku vetëm 14% e të përgjigjurve (161 familje në 1140 familje të përgjigjura) deklarojnë se kanë të ardhura në valutë (kryesisht në euro), në raporte të ndryshme ndaj totalit të të ardhurave mujore6 . Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar në tre vrojtimet e fundit.

Banka e Shqipërisë shpjegon se “‘Indeksi i të ardhurave” është ndërtuar si shumë e peshuar e frekuencave në % të përgjigjeve me koeficientët e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ‘deri në 17 mijë lekë’ me 0.2; ‘17-50 mijë lekë’ me 0.4; ‘50-100 mijë lekë’ me 0.6; ‘100-200 mijë lekë’ me 0.8; dhe ‘mbi 200 mijë lekë’ me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 = 100. Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të të ardhurave mujore.

Gjithashtu  “Indeksi i shpenzimeve” është ndërtuar si shumë e peshuar e frekuencave në % të përgjigjeve me koeficientet e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ‘deri në 10 mijë lekë’ me 0.2; ‘10-20 mijë lekë’ me 0.4; ‘20-50 mijë lekë’ me 0.6; ‘50- 100 mijë lekë’ me 0.8; dhe ‘mbi 100 mijë lekë’ me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 =100.

Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të shpenzimeve të domosdoshme mujore. 6 Alternativat e lidhura me nivelin e të ardhurave në monedha të huaj janë: (1) ’nuk kam fare’; (2) ‘deri në 10%’; (3) ’10- 50%’; dhe (4) ’mbi 50%’. (Burimi:Monitor)

 

Tags: Banka e Shqipërisëekonomiafamiljet shqiptare

TË LIDHURA

Aktualitet

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

16:48 | 08/06/2026
Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026
Aktualitet

Operacion në Torino/ Shqiptari dhe italiani kapen me 3.5 mln euro drogë, sekuestrohen armë

16:04 | 08/06/2026
Next Post

E denoncoi për plagjiaturë/ Studiuesi: Zv/ministri i Arsimit të japë dorëheqjen, ja si e zbulova

Gazetarja përdhunohet dhe vritet, trupin e gjejnë në park (foto)

Emri+Foto/Vrau bariun në Fier, jeta e dyfishtë e shqiptarit. Qëndroi 20 vite në arrati







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

by mirseda
16:48 | 08/06/2026
0

Vetëm 30 minuta reshje intensive shiu kanë mjaftuar për të krijuar probleme në qytetin e Bulqizës. Uji...

Osmani pas zgjedhjeve: Ndihmova ringritjen e LDK-së, s’do bëhem pengesë për institucionet

16:46 | 08/06/2026

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026

Operacion në Torino/ Shqiptari dhe italiani kapen me 3.5 mln euro drogë, sekuestrohen armë

16:04 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com