Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë në një intervistë ekskluzive për “ABC News”, ka shpjeguar me dataje se çfarë parashikon në të vërtetë shtyrja e këstit të kredisë me 3 muaj.
Sejko është shprehur se shtyrja e këstit të kredisë kryesisht është për bizneset të cilët preken nga kjo situatë e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi, ndërsa sipas tij, individët janë të lirë të bëjnë veprimet në varësi të mundësisë së tyre.
Intervista e guvernatorit me gazetaren Erblina Mile:
Është marrë një vendim shumë i rëndësishëm për bizneset dhe individët për shkak të koronavirusit duke u shtyrë kësti i kredisë me tre muaj. Pse një vendim i tillë dhe çfarë synoni që të arrini me këtë?
Banka e Shqipërisë ka marrë një sërë masash duke filluar që nga java e kaluar në lidhje me situatën që ne po kalojmë. Këto masa kanë orientuar Bankat e nivelit të dytë që të operojnë me klientët e tyre ne kushte sa më optimale që të mos pengohen operacionet bankare dhe financiare por të ruhet dhe shëndeti i punonjësve dhe klientëve të bankave. Mesazh për të gjithë klientët në varësi të masave dhe të udhëzimeve të mos perceptohen në mënyrë të gabuar duke menduar se bankat nuk kanë likujdidet, por ky është një vendim që është marrë në kuadër të masave të shtuara për infeksionin, për ruajtjen e shëndetit të klientëve. Masat janë shpërndarë në formë udhëzimi në të gjithë nivelin e dytë. Ne kemi bërë një pezullim 3 mujor për këstet e kredisë, ato nuk falen por shtyhen dhe ato klientë që janë të prekur nga sëmundja dhe nuk kanë mundësi janë përjashtuar nga norma e interesit. Ndërsa klientët e tjerë që duan të jenë të rregullt me pagesat kanë të drejtë. Dhe ne si Bankë e Shqipërisë po punojmë me staf të reduktuar kemi marrë masa që pagesat online dhe kesh.
A do të vijojë të funksionojnë sportelet e bankave të nivelit të dytë do të jenë të hapura?
Do të jenë të hapura dhe në vijimësi të situatës ne do të bëjmë të mundur dhe të shikojmë situatën në të cilën ndodhemi. Pagesat gjithashtu mund të bëhen dhe përmes kartave. Nuk besoj të kemi anormalistet në kryerjen e pagesave por e rëndësishme ëështë që të kemi një situatë të izoluar nga njëri tjetri në një situatë të jashtëzakonshme. Duhet të respektojmë masat mbrojtëse.
Sa do të ndikojë kjo situatë në rritjen ekonomike?
Patjetër që do të ketë një efekt negativ në rritjen ekeonominë, do të ketë efektet e saj të jashtme dhe nga brenda nuk mund të them tani se sa do të jetë dhe ndikimi në shifrat e rritjes ne po bëjmë bilance tona, Politika jonë monetare do të vijojë të jetë stimuluese, njëkohesisht ne po marrim masa dhe për të ruajtur stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar. Bankat janë me tepricë likuiditeti me tepricë. Nuk shikojmë probleme krizash por rënie ekonomike. Këto parashikime i përkasin 6 mujorit të parë dhe në mbledhjen e këshillit mbikqyrës do të kemi dhe shifrat e duhura.
A mund të kemi një rishikim tjetër të normës së interesit?
Natyrisht që dhe ky është një opsion politika jonë lehtësuese monetare ka filluar efekti i transmetimit ka filluar duke pasur një lehtësim të mirë ka akoma pak hapësirë për të filluar me këtë lehtësim dhe kjo i përket Këshillit mbikqyrës. Ditë pas dite ne kemi dhe rezultate të reja në këtë drejtim por kjo nuk do të varet dhe nuk mund të themë po ose jo. E rëndësishme stabiliteti i çmimeve, parametrat makro ekonomik, gjendja financiare e vendit është e qëndrueshme.
Çfarë ndikimi mund të ketë tek konsumi e gjithë kjo situatë?
Ne e dime se masat për mbrojtjen e ppullatës do të prekë dhe konsumit patjetër që duhet të mbyllen pasi ëshstë jeta e qytetarit ajo që do të ndikojë. Kjo situatë krize do të godisë dhe turizmin ne nuk e dimë se sa do të zgjasë por patjetër që ne parashikojmë se do të ketë. Të gjitha janë parashikime dhe unë qëndroj se do të kemi një rënie ekonomike dhe pse nuk e dimë se sa.
Do të jetë ndikimi i vetë krizës ajo që do të krijojë në Shqipëri apo duke pasur parasysh kjo mund të jetë dhe një krizë globale a do ti mbivendoset kriza e tregjeve dhe kostove tona reale?
Gjithmonë në analiza tona ne marrim parasysh skenarët e brendshëm ku perfshihen konsumi i brendshem dhe të jashtëm. Faktorët në Eurozonë është shumë e vështirë siç është edhe Itali një nga partnerë tanë. Nuk e di nëse do të kemi një rënie. Do të kemi një rënie në remitanca. Ajo që do të thoja është se qeveria shqiptare do të ketë skenarë rreziku, dhe masa të tjera konvencionale ose jo. E rëndësishme është të shmangim panikun dhe të respektojmë masat e mbrojtjes së shëndetit publik.
Sot biznesi shqiptar më saktë kreu i dhomës së tregtisë ka kërkuar nga qeveria lehtësira për biznesin
Kërkesa kryesore që unë kam parë nga biznesi është ajo për të cilën ne kemi reaguar për një shtyrje të kredive në një afat tre mujor nuk e di se çfare kërkesash të tjera kanë pasur për tregun monetar sidomos për Bankën e shqipërisë, ndërsa për kërkesat e tjera është ministriae financave që duhet të kishte reaguar dhe ka reaguar besoj./abcnews.al