Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Banka Botërore ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Banka Botërore ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Banka Botërore ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit, si rrjedhojë e pasojave më të forta të pandemisë, sesa pritej këtë vit. Sipas Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie prej -8.4% në vitin 2020, nga -5% që ishte parashikimi i mëparshëm.

Konsumi privat pritet të bjerë me 8%, ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve parashikohen të tkurren me 37% këtë vit, sipas tabelave të Bankës Botërore.

Më herët, ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar që rishikoi në ulje vlerësimin ekonomik për 2020-n, nga -5% në -7.5, ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbajtur pritshmërinë prej -9% për Shqipërinë, por uli ndjeshëm parashikimin për një rimëkëmbje të shpejtë në 2021, në vetëm 4.5%, nga 12% që e kishte më parë.

Edhe Banka Botërore, në raportin e saj të fundit vlerëson se rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë, me 5% vitin e ardhsëm dhe 3.9% në 2022.

“Duke supozuar vënien nën kontroll të pandemisë deri në fund të vitit 2020, PBB parashikohet të rimëkëmbet me 5 për qind në 2021 ndërsa eksportet, konsumi dhe investimet do të rikuperohen pjesërisht. Rindërtimi i mëtejshëm nga tërmeti duhet gjithashtu të nxisë rritjen, në përputhje me përvojën nga katastrofa të ngjashme në ekonomitë në zhvillim. Nën këtë skenar bazë të rikuperimit, ekonomia do të ishte akoma 10.7 për qind më e vogël se sa në projeksionin e Bankës Botërore para-COVID-19 për 2021. Në vitet në vijim, konsumi privat do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rritje. Investimet private dhe publike do të kontribuojnë gjithashtu në rritje nëse qeveria vazhdon të zbatojë reformat për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe investon në infrastrukturë.

Në nivelin sektorial, shërbimet, të udhëhequra nga turizmi dhe ndërtimi pritet të jenë faktorët kryesorë të rritjes. Deficiti i llogarisë korente pritet të ulet në 11 për qind të PBB-së në 2021 dhe të ulet më tej në 8 pë rqind në përputhje me tendencat e para krizës, të nxitura nga përmirësimet e parashikuara në bilancin tregtar. Eksportet e shërbimeve, përfshirë turizmin dhe zgjerimi i bizneseve duhet të ngushtojnë deficitin tregtar për një periudhë afatmesme. Rritja e importit do të jetë e lartë në 12.8 për qind në 2021, teksa investimet në infrastrukturë përshpejtohen.

Flukset hyrëse të IHD-ve, përfshirë turizmin, energjinë dhe prodhimin janë parashikuar të financojnë pjesën më të madhe të deficitit të llogarisë korente. Me rritjen e aktivitetit ekonomik, të ardhurat parashikohet të rikuperohen në 27.6 për qind të PBB-së deri në 2022-2025. Borxhi publik i Shqipërisë parashikohet të bjerë gradualisht për një periudhë afatmesme, në përputhje me angazhimin e autoriteteve për forcimin e qëndrueshmërisë fiskale. Perspektiva e punësimit varet kryesisht nga rimëkëmbja e sektorëve të shërbimeve dhe shumat e investuara në rindërtim.

Sfidat, borxhi i lartë pengon investimet

Sipas raportit, Sektorë kyç të ekonomisë, si turizmi apo industria përpunuese, po vuajnë pasojat e recesionit në Bashkimit Europian, që është parneri kryesor tregtar i vendit dhe burimi kryesor i investimeve të huaja direkte, por edhe nga kufizimet e udhëtimeve dhe masat e distancimit social.

Ekonomia shqiptare mori një shtysë pozitive nga projektet e mëdha të investimeve në energjetikë, me një rritje mesatare të Prodhimit të Brendshëm Bruto 3.4% në periudhën 2015-2018. Por, Banka Botërore nënvizon se ekonomia ngelet e brishtë ndaj rënies së kërkesës së jashtme, por edhe ndaj atastrofave natyrore, si tërmeti i nëntorit 2019. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përfaqësojnë mbi 90% të sipërmarrjeve private, klima e biznesit është problematike, aksesi në financim është i kufizuar, ndërsa tregjet kanë shkallë të ulët integrimi dhe mungesë sofistikimi të produkteve. Shkalla e ulët e grumbullimit të të ardhurave fiskale dhe borxhi i lartë publik i kanë ngushtuar ndjeshëm hapësirat fiskale që do të mundësonin përmirësimin e infrastrukturës dhe investimin në capital njerëzor.

Një nga të paktët faktorë optimizmi është gjendja e mirë e sektorit bankar, që që ngelet likuid dhe i mirëkapitalizuar, pavarësisht ndikimit të parë të pandemisë. Megjithatë, pasiguria e lartë për ërtëritjen e ekonomisë dhe numri në rritje i huamarrësve të prekur nga kriza ka krijuar rreziqe në rritje për bankat.

Projeksionet për ecurinë ekonomisë së vendit këtë vit janë të zymta. Pak ditë më par, edhe Bnaka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim konfirmoi parashikimin për rënie të PBB-së me 9% për vitin 2020. Të dhënat e Instat treguan se për tremujorin e dytë të vitit, që shënoi edhe pikun e ndikimit të pandemisë, ekonomia shqiptare u tkurr me 10.23%. Ekonomia shqiptare është në rënie prej tre tremujorësh radhazi, pas goditjes së njëpasnjëshme që pësoi fillimisht nga tërmeti e më pas nga Covid-19, të theksuara edhe më tej nga cikli në rënie I projekteve të mëdha trë investimeve të huaja direkte.

Ekonomitë në zhvillim do bien 4.4%

Ekonomitë e reja dhe në zhvillim të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore pritet të tkurren me 4,4 për qind këtë vit, recesioni më i rëndë pas krizës botërore financiare të vitit 2008, tha banka në raport. Tkurrja ekonomike e shkaktuar nga pandemia pritet të zhysë në varfëri deri 6 milionë njerëz në të gjitha vendet e rajonit. Raporti i Përditësimit Ekonomik të Bankës Botërore për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore përvijon sfidat më të cilat po ndeshen njerëzit dhe thekson hapat që duhet të ndërmarrin politikëbërësit për të mbrojtur jetën dhe mirëqenien e njerëzve./Monitor/

Tags: Banka Botërorerritje ekonomikeshqiperia

TË LIDHURA

Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara
Ekonomi

Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara

20:40 | 17/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 17/07/2025
Ulet norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore, shkon në 62.2%
Ekonomi

Ulet norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore, shkon në 62.2%

08:23 | 15/07/2025
Next Post
Donald Lu i njohu por u anuluan, Meta: Kirgistani dhe të gjithë meritojnë zgjedhje të lira

Donald Lu i njohu por u anuluan, Meta: Kirgistani dhe të gjithë meritojnë zgjedhje të lira

Greqi: ‘Agimi i Artë” zyrtarisht organizatë kriminale, akuzohet dhe për vrasjen e një shqiptari

Greqi: 'Agimi i Artë'' zyrtarisht organizatë kriminale, akuzohet dhe për vrasjen e një shqiptari

200 euro për në BE: Arrestohet 30-vjeçari, po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm

200 euro për në BE: Arrestohet 30-vjeçari, po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit
Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

by mirseda
15:49 | 18/07/2025
0

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka identifikuar dhe më pas gjobitur 2 drejtues automjetesh të cilët...

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

15:09 | 18/07/2025
Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari

Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari

14:18 | 18/07/2025
Vodhi makinën e parkuar në garazhin e pallatit në Astir, policia i vihet në ndjekje dhe arreston 28-vjeçarin

Vodhi makinën e parkuar në garazhin e pallatit në Astir, policia i vihet në ndjekje dhe arreston 28-vjeçarin

13:36 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com