E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Donald Lu i njohu por u anuluan, Meta: Kirgistani dhe të gjithë meritojnë zgjedhje të lira

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Kirgistan, i cili vendosi të anulojë zgjedhjet pas protestave popullore.

Meta shprehet se qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt.

Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cënimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike.

Qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike!

Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve…

Publiée par Ilir Meta sur Mercredi 7 octobre 2020

Zyrtarët e komisionit të zgjedhjeve i kanë anuluar votimet e së dielës dhe kanë deklaruar se do të përsëriten. Por ambasada amerikane në këtë vend, që drejtohet nga ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i vlerësoi zgjedhjet e anuluara.

Grupet opozitare kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të aparatit qeveritar në Kirgistan pasi në vend shpèrthyen pròtesta të dhùnshme pas zgjedhjeve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...