Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Banesa e pajisur me 8 kamera sigurie, hajdutët i nxijnë syrin mjekut dhe i vjedhin 12 milionë lekë

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Banesa e pajisur me 8 kamera sigurie, hajdutët i nxijnë syrin mjekut dhe i vjedhin 12 milionë lekë

Pre e grabitjes ka rënë banesa e mjekut gjinekolog të Librazhdit, Kujtim Albrahimi. Tre persona të maskuar dhe të armatosur me armë të ftohta kanë hyrë në banesën e mjekut gjinekolog, e cila ndodhet në lagjen nr.1 të Librazhdit. Nën kërcënimin e thikës, grabitësit pasi kanë hyrë në banesë, kanë arritur të marrin rreth 12 milion lekë të vjetra si dhe sendet me vlerë që ndodheshin në banesë.

Autorët kanë goditur disa herë me grushta mjekun gjinekolog, ndërsa bashkëshorten e tij e kanë shtyrë. Mësohet se mjeku Albrahimi ka pësuar disa dëmtime të lehta dhe nxirje të syrit. Kujtim Albrahimi ka qenë më parë edhe drejtor i spitalit të Librazhdit. Në lidhje me ngjarjen, policia e Librazhdit ka dhënë shumë pak detaje, duke u mjaftuar vetëm me një deklaratë të shkurtër për mediat, por pa bërë publike shumën e grabitur në banesën e mjekut gjinekolog.

Duke iu referuar grupit hetimor, personat që grabitën banesën e mjekut gjinekolog Kujtim Albrahimi kanë qenë profesionistë. Burime nga grupi hetimor thonë se në banesën e mjekut Albrahimi kishte alarm si dhe 8 kamera sigurie.

Autorët e grabitjes, përpara se të hynin në banesë ku jetonin burrë e grua, kanë shkëputur alarmin si dhe kanë hequr kamerat e sigurisë, ku i kanë marrë serverin e tyre. Pas grabitjes, policia ka shoqëruar në komisariat të gjithë personat me precedent penal. Përpara policisë, mjeku gjinekolog ka treguar se grabitësit ishin të maskuar, ç’ka nuk ka arritur që të identifikojë fytyrat, ndërsa ka thënë se nga lëvizjet, ata ishin profesionistë.

Tags: GrabitjaKamerat e sigurisëKujtim Albrahimi

TË LIDHURA

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

22:43 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur
Aktualitet

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali
Aktualitet

Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali

21:24 | 31/10/2025
Next Post
Policia blindon institucionet për protestën e opozitës, dyshime për skenarë dhune

Policia blindon institucionet për protestën e opozitës, dyshime për skenarë dhune

Detajet/I dënuar për armëmbajtje pa leje, policia prangos 28-vjeçarin

Detajet/I dënuar për armëmbajtje pa leje, policia prangos 28-vjeçarin

“Vetëm një grua”: Historia e një “vrasjeje për nder”

"Vetëm një grua": Historia e një "vrasjeje për nder"







JU REKOMANDOJMË

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

by mirseda
22:43 | 31/10/2025
0

Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në News24 ka treguar detaje nga jeta e ish-kryeministrit. Viktor Agolli...

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com