Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Balotelli tallet keq me partinë e “Kreshnikut” të Italisë: Çfarë turpi!

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Balotelli tallet keq me partinë e “Kreshnikut” të Italisë: Çfarë turpi!

Zgjedhjet ne Itali kanë marrë një vëmendje të gjerë, pasi asnjë nga partitë nuk ka arritur të marrë votat e duhura për të marrë mandatin e radhës. Toni Iwobi u bë i pari senator italian me ngjyrë, por zgjedhja e sipërmarrësit me origjinë nga Nigeria nga lista e “Lega Nord”, ka shkaktuar jo pak debat. Pasi kjo parti është pro nacionalizmit dhe ka kërkuar disa herë largimin e emigrantëve nga Italia gjatë fushatës së tij.

E në morinë e komenteve të bëra për këtë është përfshirë edhe futbollisti italian, Mario Balotelli. Sulmuesi, që aktualisht luan për Nice në Francë u tregua vetvetja, i drejtpërdrejtë dhe thumbues ndaj senatorit të sapozgjedhur.

“Ose unë jam qorr, ose nuk i kanë thënë akoma që është i zi. Çfarë turpi!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Kjo deklaratë e SuperMarios ka marrë përgjigjen e senatorit. “Preferoj të injoroj kritikat e Balotellit. Ai ka qenë dhe mbetet një lojtar i madh dhe shpresoj që të bëjë detyrat që i ngarkohen si futbollist”, deklaroi Toni Iwobi.

Më i ashpër ka qenë kreu i Lega Nord, Matteo Salvini. “Nuk më ka pëlqyer asnjëherë si lojtar në fushë, aq më pak të më pëlqejë jashtë fushës”, tha ai.

Ja çfarë tha gjatë fushatës kreu i partisë “Lega Nord”:

Politika nacionaliste në Itali dhe e trumbetuar akoma më shumë nga partia “Lidhja e Veriut” mund të jetë me pasoja  të mëdha për shqiptarët, pasi  kandidati i kësaj partia ka premtuar masa të rrepta ndaj emigrantëve-shkruan Tirana Today.

Zgjedhjet e parashikuara për t’u mbajtur në mars në Itali, po shoqërohen me debate të shumta, pasi janë shumë probleme që kanë shqetësuar vazhdimisht zgjedhësit italianë. Partitë italiane kanë shpejtuar të lëshojnë akuza të forta ndaj kundërshtarëve, për mënyrën se si janë trajtuar politikat sociale ndaj qytetarëve.

Gara retorike mes kandidatëve është shumë e fortë, ndërsa përpiqen që të marrin vëmendjen dhe të bindin zgjedhësit për të votuar  programin e tyre në zgjedhjet e 4 marsit. Partia “Lidhja e Veriut” e ka shpallur kandidatin e saj për kryeministër dhe ky Matteo Salvini,  ku retorika e tij është shumë  kritike ndaj të huajve që  jetojnë dhe veprojnë në Itali-shkruan Tirana Today.

Në programin elektoral të tij, theksohet fort çështja e emigrantëve ndërsa shprehet se nëse do dalë fitues, do të dëbohen 500 mijë persona nga Italia.

“Synojmë të largojmë gjysmë milion emigrant të parregullt, të cilët aktualisht janë  në Itali. Këtë do e bëjmë duke ndjekur të gjitha rregullat normative dhe ligjore”-shprehet ai.

Këtë deklaratë ai e bazon në arsyetimin se nuk po manifeston sjellje raciste, por po analizon situatën aktuale ku beteja me emigracionin informal  është shumë e dobët. Ai tha se nuk është e drejta e të huajve, të lëvizin në mënyrë të pakontrolluar në vend, ndërsa theksoi se miliona italianë jetojnë në vështirësi ekonomike, por ndërkohë ai ka dhënë edhe një arsye të fortë se kultura italiane  rrezikon të zhduket nga lëvizjet e pakontrolluara–shkruan ilsussidiario.ne.

Deklaratat e Matteo Salvini janë kritikuar me forcë nga kundërshtarët e tij politikë, që sipas tyre,  këto janë justifikime nga partia e tij duke shtuar se ai po tenton të nxisë ndjenja raciste. Nëse zgjedhësit italianë do t’i japin të drejtë për të drejtuar qeverinë, atëherë kjo do të jetë më pasoja të mëdha për shumë shqiptarë të cilët prej vitesh ndodhen në Itali. TIRANA TODAY

Tags: “Kreshnikut”BalotelliçfarëItalisëkeqpartinëtalletturpi

TË LIDHURA

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore
Sport

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Letonia në prag, Shqiperia vazhdon përgatitjet, probleme për një lojtar
Sport

Letonia në prag, Shqiperia vazhdon përgatitjet, probleme për një lojtar

21:29 | 06/09/2025
Serbia feston në Letoni, fiton dhe parakalon Shqipërinë
Sport

Serbia feston në Letoni, fiton dhe parakalon Shqipërinë

17:04 | 06/09/2025
Next Post
Turqia dhe Greqia në prag lufte, ç’po kurdis “sulltani” Erdogan

Turqia dhe Greqia në prag lufte, ç’po kurdis “sulltani” Erdogan

Berisha: Taulant Balla gjobëvënës i Librazhdit

Berisha: Taulant Balla gjobëvënës i Librazhdit

Hajdutët pensionuan Mahrezin, “Dhelprat” zbardhin të vërtetën

Hajdutët pensionuan Mahrezin, “Dhelprat” zbardhin të vërtetën

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com