Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Balluku: Shqipëria, i vetmi vend në Evropë që prodhon 100% energji të rinovueshme

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Balluku: Shqipëria, i vetmi vend në Evropë që prodhon 100% energji të rinovueshme

Ditën e sotme është mbajtur në Selanik të Greqisë Forumi i Energjisë për Evropën Juglindore, ku tema kryesore ishte Bashkëpunimi rajonal, me fokus krijimin e linjave të interkonjeksionit të energjisë elektrike dhe gazit, apo krijimin e blloqeve të përbashkëta të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë.

Në Forumin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikano – Greke dhe Shoqata greke për Ekonominë Energjetike, mori pjesë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila mbajti fjalën e saj gjatë njërit prej paneleve të eventit.

Sipas ministres, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, por sigurisht dhe në Evropë, i cili prodhon 100 për qind energji të rinovueshme.

“Në Forumin e Energjisë për Evropën Juglindore u diskutua për bashkëpunimin rajonal për krijimin e linjave të interkonjeksionit qofshin këto të energjisë elektrike apo linjave të interkonjeksionit të gazit, të cilat sot kanë rezultuar që janë komponentët më të fortë në të cilat duhet të ngrihet rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit. Çfarë tjetër diskutuam gjatë këtij forumi shumë të rëndësishëm ishte dhe bashkëpunimi në fushën ekonomike midis shteteve tona, krijimi i blloqeve të përbashkëta të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë elektrike. Ky fakt ne na dallon nga shtetet e tjera, por gjithashtu çfarë ne punojmë sot dhe çfarë unë kam deklaruar gjatë forumit është diversifikimi i burimeve të energjisë pasi ne na duhet që këto burime të jenë burime të mjaftueshme për kërkesat që vendi sot ka dhe për të zvogëluar dhe minimalizuar importet e energjisë që ne kemi gjatë periudhës së verës, pra gjatë kohës kur duhet më shumë energji për të dhënë të gjithë abonentëve të rrjetit”, u shpreh në përfundim të forumit ministrja Balluku.

Por pjesëmarrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë forum është vlerësuar edhe në një drejtim tjetër, atë të procesit të integrimit evropian, për të cilin këto dy vende presin në muajin tetor një vlerësim pozitiv nga BE.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut si dy shtete që presin në muajt në vazhdim për të pasur aksesin në negociata ishte shumë interesante pasi strategjitë e vendeve tona ballkanike janë të ngjashme dhe shkojnë të gjitha në përputhje dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave dhe rregulloreve evropiane për sa i përket energjisë në rajonin tonë, por në të gjithë Evropën”, tha ministrja Balluku.

Forumi i Energjisë për Evropën Juglindore zhvillohet një herë në vit dhe është një forum shumë i rëndësishëm i cili jep mundësi të gjithë aktorëve në fushën e energjisë të ulen së bashku, të diskutojnë për politikat dhe për arritjet gjatë vitit pararendës, por gjithashtu të vendosin piketat për të ardhmen, për bashkëpunimin dhe për të gjitha çështjet rregullatore që Bashkimi Evropian kërkon nga shtetet anëtare.

Tags: 100ballukuevropeshqiperia

TË LIDHURA

Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, arrest me burg për 56-vjeçarin Shpëtim Osma
Aktualitet

Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, arrest me burg për 56-vjeçarin Shpëtim Osma

11:38 | 10/06/2025
Nesër Berisha paraqitet në SPAK, ja çfarë pritet të ndodhë
Politikë

Kallëzimi i gjyqtares, Berisha del nga SPAK: Padia ndaj meje për një pyetje nëse ka folur në telefon

11:12 | 10/06/2025
Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren
Aktualitet

Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren

10:52 | 10/06/2025
Next Post
Makinat me xhama të zinj/ Policia: Janë proceduar 97 shoferë

Makinat me xhama të zinj/ Policia: Janë proceduar 97 shoferë

Abuzimi me TVSH/ Prokuroria ndryshon qëndrim për 7 nga 15 biznesmenët e arrestuar

Abuzimi me TVSH/ Prokuroria ndryshon qëndrim për 7 nga 15 biznesmenët e arrestuar

PD zbardh agjendën/ Jep detaje për takimin me ekspertët e Komisionit të Venecias

PD zbardh agjendën/ Jep detaje për takimin me ekspertët e Komisionit të Venecias

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Juristi Eljon Hila takohet me Mogherinin në një specializim të organizuar nga BE
Bota

Juristi Eljon Hila takohet me Mogherinin në një specializim të organizuar nga BE

by mirseda
12:11 | 10/06/2025
0

Eljon Hila, një jurist me përvojë të gjatë si avokat dhe aktualisht këshilltar i Kryetarit të Këshillit...

Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, arrest me burg për 56-vjeçarin Shpëtim Osma

Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, arrest me burg për 56-vjeçarin Shpëtim Osma

11:38 | 10/06/2025
Nesër Berisha paraqitet në SPAK, ja çfarë pritet të ndodhë

Kallëzimi i gjyqtares, Berisha del nga SPAK: Padia ndaj meje për një pyetje nëse ka folur në telefon

11:12 | 10/06/2025
Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren

Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren

10:52 | 10/06/2025
Mario Mitaj: Fitorja domosdoshmëri ndaj Letonisë, lojtarët janë gati

Mario Mitaj: Fitorja domosdoshmëri ndaj Letonisë, lojtarët janë gati

10:31 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com