Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka garantuar qytetarët se nuk do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm, pavarësisht krizës që ka përfshirë të gjithë botën për shkak të luftës në Ukrainë. Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Balluku tha se qeveria do të rrisë performacën e ujësjellësve, dhe se është nisur një reformë që të menaxhohen nga pushteti vendor.
Ajo tha më tej se refoma në ujësjellës është e thellë dhe kërkon ndryshim të akteve ligjore dhe nënligjore, e që të mos ketë më problem me pagesat. Balluku shtoi më tej se ujësjellësit kanë një borxh prej 140 milionë euro.
“Nuk do u ndërpresim ujin qytetarëve shqiptarë. Nuk jemi gati të ndërpresim ujin qytetarëve shqiptarë, se jemi ata që nuk po ndërpresim dritat.
Nuk po u shtojmë faturën e dritave, si mund të ndërpresim ujin? Por, do të rrisim performacën e ujësjellësve.
Ne kemi nisur një reformë që të mirëmenaxhohen nga pushteti vendor. Problematikë mbeten ujësjellësit që kanë borxhet më të mëdha në pagesën e energjisë elektrike, prej 140 mln eurosh”, tha Balluku ndër të tjera.