Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ballkani rrezikon të përfundojë nën kthetrat e Rusisë

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Ballkani rrezikon të përfundojë nën kthetrat e Rusisë

Nga Mateu Brunwasser, “codastory.com”/Tetorin e shkuar, Rusia i dha Serbisë pa pagesë 6 avionë luftarakë të epokës sovjetike. Ministri rus i Mbrojtjes, shkoi vetë në Beograd për të bërë dorëzimin, duke siguruar që dhurata e Kremlinit të kishte publicitetin maksimal, në një rajon që e sheh si njërën nga sferat e tij historike të ndikimit.

“Skifterët” e çështjeve të sigurisë në Perëndim e vëzhguan me kujdes atë vizitë, duke e konsideruar si një tjetër shenjë të ambicieve ekspansioniste të Vladimir Putinit. Mesazhi dukej i qartë: Rusia ishte rikthyer me bujë në Ballkan.

Megjithatë, ajo që u la në hije, ishte detaji i rëndësishëm, sipas të cilit që Serbia do të duhet të grumbullojë shumën prej 235 milionë dollarësh, për mbledhjen dhe modernizimin e avionëve të saj të vjetër MiG-29.

Ata iu dorëzuan të çmontuar Rusisë, nëpërmjet avionëve rusë të transportit. Për më tepër, doli që Beogradi (i cili ka ambicie për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian) do të kishte preferuar avionë amerikanë ose evropianë, nëse do të qe në gjendje të përballonte blerjen e tyre. Lidhur me koston e transportit të avionëve të vjetër, Kremlini arriti një ujdi në terma gjeopolitikë.

Ai e forcoi pozitën e tij në Ballkan, dhe falë reagimit të Perëndimit, i lejoi Rusisë ta shfrytëzonte këtë dhuratë në diçka shumë më të vlefshme, në përshtypjen se tani po projekton fuqi mbi fronte të shumta, nga Evropa në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Në një libër të ri mbi përfshirjen e Rusisë në Ballkan, “Fuqia Rivale: Ndikimi i Rusisë në Evropën Juglindore” – autori Dimitar Bechev, argumenton se krijimi i përshtypjeve të tilla është thelbi i strategjisë së saj, për shkak se ajo nuk ka fuqi ekonomike apo ushtarake për të bërë më shumë. Me fjalë të tjera, Kremlini po e shfaq më së shumti një forcë, që është shumë më e dobët nga sa duket.

Ripohimi i fuqisë ruse në Ballkan, dhe parandalimi i Perëndimit për të pasur një ndikim më të madh në rajon, është diçka që presidentit Vladimir Putin i intereson shumë. Ai e ka përdorur termin “poshtërim”, për të përshkruar mënyrën se si Rusia u mënjanua nga ndërhyrjet e ndryshme ushtarake, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në ish-Jugosllavi në vitet 1990.

Por me burimet e kufizuara, Rusia është dashur të përdorë taktika si dezinformimi, marrëdhëniet e zgjuara me publikun dhe luftërat hibride, për të arritur qëllimet e saj.

“Fitimi i zemrave dhe mendjeve, është më i lehtë, dhe jashtëzakonisht më efektiv në raport me kostot, sesa korruptimi i qeverive dhe ruajtja e aleancave, dhe shumë më tepër sesa fuqia e ashpër”- shkruan Bechev, një ekspert i Ballkanit me banim në SHBA.

Është një strategji me rrezik të ulët, argumenton ai, por që megjithatë paraqet një sfidë të vërtetë për Perëndimin.

“Rusia nuk mund të prapësojë ndikimin perëndimor, por mund të bëjë aleatë, të përhapë ndikimin e saj, dhe të përfitojë nga mundësitë kur ato krijohen”.

Autori gjurmon historinë e përfshirjes së Rusisë në Ballkan, por thotë se Moska po përballet me shumë vështirësi në rifitimin e ndikimit të saj të dikurshëm. Lidhjet historike që dalin nga perandoria ruse, si dhe trashëgimia e tyre e përbashkët sllave dhe ortodokse, kanë sot më pak rëndësi sesa supozojnë rusët, argumenton ai.

Në vend të kësaj, kjo e kaluar përdoret shpesh për të “shitur” marrëveshje oportune, ku ka konflikte po aq sa edhe bashkëpunim. Edhe Serbia – e parë prej një kohe të gjatë si vendi që ka më shumë simpati për Moskën – kërkon lidhje më të ngushta sigurie me Perëndimin. Ajo kryen shumë më tepër stërvitje ushtarake me forcat e NATO-s sesa me Rusinë, sipas një raporti të Këshillit Atlantik.

Bechev, detajon taktikat e tjera që Rusia ka përdorur në rajon për të rritur ndikimin e saj, duke përfshirë përpjekjet e fshehta për të përmbysur politikën lokale, sulmet kibernetike kundër infrastrukturës jetike, si dhe përpjekjet për të ushtruar presion ekonomik nëpërmjet furnizimeve me energji.

Ato kanë evoluar nga metodat që Kremlini ka përdorur më herët kundër Gjeorgjisë dhe Ukrainës, pas revolucioneve të tyre në fillim të viteve 2000, pasi ai forcoi reagimin ndaj asaj që e shihte si një shkelje të Perëndimit në zonat e saj tradicionale të ndikimit.

Një ndikim i shtytjes së Rusisë në Ballkan, është se ajo ka formësuar në mënyrë të konsiderueshme diskursin publik. Putini e ka arritur statusin e kultit në mesin e shumë njerëzve në Ballkan. Forcat politike dhe aktorët lokalë të mbështetur prej tij, kanë ndihmuar gjithashtu në ndërtimin e një imazhi pozitiv të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë diskreditojnë SHBA dhe BE-në.

Dhe Kremlini shpreson se aviacioni i vet, do të nxisë Serbinë të blerë një gamë të pajisjeve të reja ushtarake ruse. Por këto janë përfitime të vogla. Dhe Bechev beson se Rusia do të luftojë për t’i ruajtur ato. Asaj i mungon një dizajn i madh, ose një markë botërore tërheqëse, ndaj ajo është kaq shumë e bllokuar me përpjekjen për të trazuar ndikimin perëndimor. Prandaj, këtë vit duhet të shohim më shumë dezinformime nga rusët në Ballkan.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: BallkanikremlinikthetratMoskaNënpërfundojërrezikonRusisëSerbia

TË LIDHURA

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë
Aktualitet

Punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat në ditën e 6-të të grevës së urisë në Marinzë

16:13 | 20/10/2025
Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me 2 vajza
Aktualitet

Aksident në aksin Burrel–Klos, përmbyset makina me 2 vajza

16:10 | 20/10/2025
Next Post
(VIDEO) U dorëhoq nga LSI, Petrit Vasili: Tre emrat që propozoj për drejtimin e partisë

LSI: Rama i ka këmbët në një këpucë, ka frikë nga reforma në drejtësi

Skrapar/Zbulohen thasë me 700 kg kanabis, pranga poseduesit

Skrapar/Zbulohen thasë me 700 kg kanabis, pranga poseduesit

Meta: Kurrë skam luajtur bixhoz, as kam vënë baste

“Ilir Floriri”: Shqipëri atdhe i dashur, ne s'të lëmë ty të varfër







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com