Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Ballkani i Hapur” sjell të vërtetat që harruam

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Edvin i ke bërë gati valixhet”/ Ish-deputeti thumbon Ramën: Shqiptarët shpëtuan nga mjerimi

Nga: Klevis Balliu

“Ballkani i Hapur”, nuk bëhet fjalë për Ballkanin, por për 3 shtete në rajon …

Popullsia e Ballkanit është 60 milionë banorë, ndërkohë që popullsia e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut është vetëm 12.3 milionë banorë. Ekonomikisht, Serbia përfiton nga ky projekt pasi eksporton 10 herë më shumë se Shqipëria. Si rrjedhojë, tregu ynë do të mbytet nga produktet e Serbisë që do të sillte edhe falimentimin e bizneseve shqiptare.

Në datën 6 prill 2017, Aleksandër Vuçiç deklaroi për mediat prestigjioze Politico EU, se me këtë projekt Serbia do të rikthejë Jugosllavinë, por në një formë më të madhe pasi pjesë e saj do të jetë dhe Shqipëria. Politikisht, ky projekt do të ndihmojë Serbinë të ndryshojë imazhin e saj në sytë e Perëndimit. Është fakt se krimet e Serbisë në Kosovë po mbulohen sot nga përqafimet e Vuçiç me Edi Ramën.

Serbia që dëboi 848.000 shqiptarë nga Kosova dhe vrau mbi 15.000 bashkëkombës tanë, ndërsa mbi 5000 ende sot janë të zhdukur. Serbia që përdhunoi motrat e nënat e bashkëkombësve tanë në Kosovë, që nuk kurseu plumbat as për fëmijët dhe foshnjat, tashmë fatkeqësisht po harrohen dhe po zëvendësohen me Serbinë e Hapur, që kërkon bashkimin e Ballkanit.

Në fakt, qëllimi është zhdukja e krimeve të Serbisë për krimet makabre që u ka bërë bashkëkombësve në Kosovë e që do mbetet në historinë më të errët të kombit tonë. Zhdukja e së vërtetës i shërben edhe vetë Vuçiçit pasi ai ka qenë ministër i Gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Vuçiçi si ministër i propagandës së regjimit të Millosheviçit është eksportuesi më i madh i racizmit në botën e sotme.

Por, falë sulmeve të Ramës ndaj Kosovës dhe lidershipit të saj sot, nuk diskutohet për krimet e Vuçiçit apo të Serbisë. Sot, falë Edi Ramës faji nuk është i Serbisë, problemi nuk janë krimet e Serbisë, por europianizimi i Ballkanit, por problemi është Kosova sipas Edi Ramës. Që kur kriminelët dhe racistët përfaqësojnë vlerat europiane?! Kësaj pyetje, në fakt, duhet t’i përgjigjet Edi Rama. Po pse Edi Rama dhe partia e tij kanë vendosur të mbështesin hapur Serbinë duke vënë në rrezik interesat kombëtare të shqiptarëve, si edhe duke shkatërruar ekonominë e vendit?

Kjo pyetje lind edhe si pasojë e harresës politike. Ndaj mendoj që është e rëndësishme të rikthejmë disa fakte historike të politikës shqiptare. PPSH, në Kongresin e 10-të të saj në vitin 1991, ndërroi emrin e saj në PS, por jo bindjet e saj, interesat politike, dashuritë ideologjike dhe partnerët e saj strategjikë. Serbia që në fillimet e PPSH ka pasur në krahun e saj këtë forcë politike shqiptare e që në themel të programit të saj është antishqiptare.

Enver Hoxha e shiti Kosovën te Jugosllavia për të mbështetur Titon dhe kur shkoi në Jugosllavi, në një vizitë zyrtare, Hoxha shkoi gjithandej, por jo në trojet e Kosovës. Ndërkohë, edhe në Shqipëri diktatori e kishte ndaluar të flitej për Kosovën. Rama ndjek pikërisht këtë trashëgimi të Partisë Socialiste.

Ne kemi harruar se si në 1997, protestat e Partisë Socialiste në Vlorë shoqëroheshin me 3 gishta të ngritur lart, që ishte simboli që përdorte Millosheviçi kundër shqiptarëve të Kosovës. Ne kemi harruar se si segmente të Partisë Socialiste të Vlorës organizonin protesta te baza ushtarake në Aviano të Italisë, nga ku ngriheshin avionët për të bombarduar ushtrinë serbe që po kryente krime monstruoze në Kosovë, sepse PS ishte kundër ndërhyrjes dhe bombardimeve të forcave serbe.

PS është PPSH ndaj shumë nga bashkëpunëtoret e Sigurimit apo zyrtarë të PPSH i shikojmë sot ende me ofiqe zyrtare. Mund të ndryshosh emrin, por nuk ndryshon atë se kush je dhe se çfarë je. Shumë banditë dhe kriminelë ndryshuan emrin dhe hynë në Parlament e Bashki falë Edi Ramës, por sërish ata u përjashtuan sepse ndryshimi i emrit nuk ndryshon qenien tënde.

Njësoj edhe Ballkani i Hapur i Serbisë nuk ndryshon dot të vërtetën, vrasjet, përdhunimet, pushkatimet e masakrën e Serbisë ndaj bashkëkombësve tanë në Kosovë. Njësoj si PS, që pavarësisht se ndryshoi emrin, nuk u shkëput kurrë nga bindjet, programet, politikat dhe aleatët e saj. “Ballkani i Hapur” nuk ka lidhje me Ballkanin, por është projektuar për të pastruar dhe forcuar Serbinë.

Por duhet që kjo nismë të na shërbejë për të rikujtuar të vërtetat e trishta që ndoshta i ka mbuluar pluhuri i harresës. Dhe nuk duhet të harrojmë krimet që ka bërë Serbia ndaj kombit tonë dhe krimet që i ka bërë PPSH apo PS Shqipërisë dhe shqiptarëve në të dyja anët e kufirit.

Tags: ballkani i hapurKlevis Balliu

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post

Pandemia/ Zgjatja e kufizimeve, policia australiane përplaset me protestuesit

Për Teodor Kekon pas 19 vitesh

Faktet/ Çfarë ndodhi gjatë shtatë ditëve në Afganistan

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com