Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Balla: Pranë një skandali ku PD-ja është e përfshirë me emër dhe vulë  

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Balla: Pranë një skandali ku PD-ja është e përfshirë me emër dhe vulë  

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike në lidhje me akuzat që i bëheshin për 825 mijë dollarët e përdorura për lobim në SHBA. Balla me një njoftim të shpërndarë për median tha  se jemi para një skandali të rëndë ku gjendet e përfshirë vula dhe emri i PD.

Në njoftimin kryetari i i grupit parlamentar të PS-ë deklaron se rezultojnë pagesa prej 1 milion dollarë që PD i ka nisur vetëm tek kompania e lobingut në SHBA dhe mosdeklarimi i tyre përbën vepër penale mbi të cilat ngrihen akuza dhe për të cilat Lulzim Basha duhet të përgjigjet personalisht.

Balla: Partia Demokratike nuk e mohoi që i ka paguar 1 milion dollarë një kompanie të huaj për lobing. Madje, sot konfirmuan që 1 milion dollarë janë paguar, të kontrolluara sipas ligjeve të shtetit ku funksionon ajo kompani e huaj.

Deklarata për shtyp e Taulant Ballës

Deklarata e shkruar nga avokatët e Lulzim Bashës tregon qartë se jemi para një skandali të rëndë, ku gjendet e përfshirë vula dhe emri i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike nuk e mohoi që i ka paguar 1 milion dollarë një kompanie të huaj për lobing. Madje, sot konfirmuan që 1 milion dollarë janë paguar, të kontrolluara sipas ligjeve të shtetit ku funksionon ajo kompani e huaj.

Tani pyetja është: Partia Demokratike ku e zhvillon aktivitetin!? Dhe, se në përgjigje të kësaj pyetjeje, çdo subjekt apo organizatë politike duhet të respektojë, të kontrollohet dhe të auditohet nga institucionet e Shqipërisë. Me “alibinë” e dalë boje 10 vite më parë po nga Lulzim Basha, që nuk kemi respektuar ligjin shqiptar por atë të një vendi tjetër, jemi para disa veprave të rënda penale.

Në vijim të nevojës që publiku dhe anëtarët e thjeshtë të Partisë Demokratike presin transparencë, PD duhet të sqarojë përse paratë e lobimit nuk janë deklaruar.

Nga vijnë ato para?

Përse nuk janë paguar nga PD, por nga kompani guackë të regjistruara jashtë Shqipërisë?

Cila është lidhja e kësaj kompanie guackë me PD dhe Lulzim Bashën?

Dhe për transparencë të publikut: shpenzimet e PD për fushatën zgjedhore të 25 qershorit raportohen vetëm 500 mijë dollarë, dy herë më pak sesa shpenzimet e kryera për këto pagesa për kompani lobingu.

E thënë më qartë, transfertat e konsulencës së PD-së për “Muzin Capitol Partners” dhe kompaninë tjetër lobuese “Barnes and Thornburg LLP” tejkalojnë të ardhurat e saj totale, të deklaruara në KQZ-së prej 88 milionë lekësh.

Me këto para pretendon se ka paguar të gjitha shpenzimet e fushatës së verës së kaluar.

Por në fakt, tani na rezulton se 1 milion dollarë PD i ka nisur vetëm tek kompania e lobingut në SHBA.

Nga erdhën këto para? Kush i dha? Pse nuk i deklaroi PD?

Këto nuk janë shashka, por vepra të rënda penale mbi të cilat ngrihen akuza dhe për të cilat Lulzim Basha duhet të përgjigjet personalisht.

Tags: ballae përfshirëemerPD-japranëskandalivulë

TË LIDHURA

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit
Politikë

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar
Politikë

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

21:27 | 28/02/2026
Next Post
Milinkoviç: Kishim ardhur për tre pikë/ Mezani: Ishim të pafat

Milinkoviç: Kishim ardhur për tre pikë/ Mezani: Ishim të pafat

Putin nënshkruan ligjin e mediave “agjentë të huaj”

Putin nënshkruan ligjin e mediave "agjentë të huaj"

Përplasje mes tifozëve në Laç, mes të plagosurve dhe mbrojtësi Albi Alla

Përplasje mes tifozëve në Laç, mes të plagosurve dhe mbrojtësi Albi Alla







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com