Sot është mbajtur seanca e radhës për padinë e Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa djali i ish-kryeministrit Berisha kërkoi dënimin e Ballës për deklarimet e bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ. Ai madje ironizoi Bashën, duke shpresuar që të mos lironte ndonjë përdhunues.
“Kjo është përballja e radhës me shpifësin Taulant Balla. Shpresoj të mos ketë qenë në ndonjë Komisariat, duke liruar ndonjë përdhunues”, tha djali i Berishës.
Sipas Shkëlzen Berishës, “Balla e publikoi këtë dokument që përmbante të dhëna personale, në kohën kur ishte kryetar i komisionit parlamentar për këtë çështje”. Bëhet fjalë për një dokument që kreu i grupit të PS-së, e publikoi në adresë të tij të Facebook, dhe i referohet një pagese prej 200 mijë eurosh të marra nga shtetasi Ismail Mulleti, nga djali i ish kryeministrit.
Berisha pretendon se Balla e publikoi këtë dokument me të dhëna personale, në kohën kur ishte kreu i komisionit hetimor parlamentar për çështjen CEZ. Seanca e radhës është caktuar për në datën 27 nëntor.