Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar protestën e thirrur nga opozita të shtunën më 26 maj për rrëzimin e qeverisë.
Në rrjetin social “Facebook” Balla ka publikuar një poster-meme ku protesta e opozitës është ‘shndërruar’ në piknik tek lulishtja e kryeministrisë me një personazh të famshëm ditët e fundit si DJ.
“Piknik me Lulin, 26 maj, ora 11:00 tek lulishtja e kryeministrisë me DJ Babale”, shkruhet në meme.