Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Babi të dua aq shumë, saqë vendosa të të rri larg!”, letra bëhet virale

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Babi të dua aq shumë, saqë vendosa të të rri larg!”, letra bëhet virale

Pas letrës së një djali të vogël italian, i cili shprehej se të gjithë do e mposhtnin koronavirusin, një tjetër status në rrjetet sociale bëhet virale. Mesazhi prekës vjen nga një mësuese italiane, e cila nuk ka shkuar në familjen e saj, me frikën se mund të infektonte të atin e saj të moshuar.

Ajo ka lindur në Calabria, por ka jetuar për një kohë të gjatë në Lombardi. Në këto ditë emergjente, mësuesja e matematikës i ka shkruar një letër prekëse të atit të saj, që jeton në Calabria.

Katya Imbalzano ka shkruar në Facebook disa rreshta, për t’i shpjeguar të atit se përse nuk do të takohen. Ajo i shkruan atij se e do aq shumë, saqë ka vendosur t’i qëndrojë larg, nga frika se mund të jetë infektuar dhe mund të çojë virusin te të afërmit e saj.

“I dashur baba, në këtë orë të gjithë po ia mbathin nga Milano, për t’iu bashkuar të dashurve të tyre. Unë nuk e kam bërë.

Mos mendo që nuk të dua… të dua kaq shumë saqë kam vendosur të të qendroj larg. Më thuaj që je mirë dhe po merr të gjitha masat parandaluese, është mirë kështu. Të dua nga largësia. Do të përqafohemi shpejt”, shkruan ajo.

Po kështu ajo ka shpjeguar pse ka ardhur kjo zgjedhje. “U preka nga pamjet e eksodit të shumë personave që të frikësuar, ktheheshin tek njerëzit e tyre me trenin e parë të disponueshëm. Menjëherë mendova për njeriun që dua më shumë, babin, që është i vjetër dhe në këto momente ndodhet larg meje. Sigurisht, që mendimi i parë ishte të braktisja gjithçka e të nisesha, pastaj reflektova dhe nuk e bëra për të mirën e tij”, u shpreh ajo.

Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë. Mjekët italianë kanë paralajmëruar mjekët në të gjithë Europën që të “përgatiten” për koronavirusin. Në Itali, e cila është bërë zyrtarisht vendi i dytë në botë më i prekur pas Kinës, me më shumë se 7000 raste, spitalet janë duke u mbingarkuar.

Në ditët në vijim, rajoni i Lombardisë në Itali mund të përgatisë masa edhe më shtrënguese për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Kjo u njoftua nga këshilltari rajonal i mirëqenies Giulio Gallera, i cili shpjegoi se infeksioni ishte aq i shpejtë sa në 18 ditë, rrezikoi seriozisht sistemin shëndetësor të rajonit. “Deri më tani nuk ka asnjë shenjë se numri i infeksioneve ka nisur të ulet, përveç në zonën e kuqe të Lodigiano, ku ne kemi miratuar masa shumë të forta. Prandaj, në dritën e këtyre rezultateve, Lombardia po mendon të ndalojë aktivitetet e transportit dhe të prodhimit”.

Tags: CalabriaitaliKatya ImbalzanoLetramilano

TË LIDHURA

Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis
Bota

Melania Trump bën thirrje për unitet pas trazirave në Minneapolis

18:58 | 27/01/2026
SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri
Bota

SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

18:31 | 27/01/2026
Tragjedia me tren në Spanjë,qeveria jep 20 mln € për familjet, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit
Bota

Tragjedia me tren në Spanjë,qeveria jep 20 mln € për familjet, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit

18:11 | 27/01/2026
Next Post
10 vendet me policët më të dhunshëm në botë

10 vendet me policët më të dhunshëm në botë

‘Qeveria të mos bëjë propagandë’, Basha denoncon rastin: Maskat janë të skaduara

'Qeveria të mos bëjë propagandë', Basha denoncon rastin: Maskat janë të skaduara

VIDEO/ Arabia Saudite publikon pamjet që tregojnë si përhapet koronavirusi

VIDEO/ Arabia Saudite publikon pamjet që tregojnë si përhapet koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com