E shtunë, 31 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

‘Qeveria të mos bëjë propagandë’, Basha denoncon rastin: Maskat janë të skaduara

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat  ngriti një shqetësim që nuk prek vetëm personelit shëndetësor, por edhe qytetarët. Në një kohë kur koronavirusi po bën namin, ai zbuloi se tek stafet mjekësore janë shpërndarë maska të skaduara.

Basha i është drejtuar Prokurorisë që menjëherë të nisin hetimet, për të zbardhur këtë akt të rëndë. Duke fajësuar qeverinë, ai u shpreh se mjekët punojnë në kushte aspak të duhura.

“Mburoja e vetme janë shërbimet shëndetësore”, tha më tej kryedemokrati, ndërsa kërkoi që këto mungesa të plotësohen, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Ndër të tjera, Basha kërkoi që me urgjencë të vihen në dipozicion mjetet e nevojshme, për të përballuar këtë situatë të rëndë.

“Qeveritë ikin e vijnë, qytetarët janë prioritet”, tha më tej kreu i PD-së, ndërsa i kërkoi qytetarëve që të dëgjojnë dhe të respektojnë masat e bluzave të bardha.

“Një nga faktorët kryesorë për parandalimin e epidemisë është higjiena, qeveria ka harruar personat e dëmtuar nga tërmeti. Ata janë harruar ose janë kthyer në banesat e dëmtuara. Ju bëj thirrje të mos neglizhoni asnjë shenjë, por t’i drejtohen mjekëve specialistë.

U bëj thirrje mjekëve që të mos tregojnë asnjë lloje droje, por të kërkojnë dhe të bëjnë kërkesat që t’u shërbehet sa më mirë qytetarëve.

Qeveritë shkojnë dhe vijnë, por qytetarët janë të rëndësishëm. Detyra e qeverisë është të sigurojë kushtet dhe jo të bëj propagandë. Nëse u krijohen kushtet, mjekët tanë do bëjnë më të mirën. Fondi për ngritjen e karantinës është akorduar vetëm një ditë më parë. Shteti të paguaj në rastin e sektorit publik, ose të kompensojë njërin nga prindërit në sektorin privat që do kujdeset për fëmijët.

Lexo edhe :   Koronavirusi, 37 raste të reja në 24 orët e fundit
Lexo edhe :   Varianti Delta rrit infektimet, 47 raste të reja në 24 orët e fundit

Ta konsiderojmë këtë sfidë që përmes kujdesit të shtuar, të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë”, u shpreh Basha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nxehet situata mes socialistëve/Koçi-Lames: Dikush duhet çuar në SPAK

Pak më herët, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame reagoi pas akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi, se duart...

Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...