Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Babai analizon të birin: Ja ku gaboi në derbi, më shumë kritika dhe më pak komplimente

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Babai analizon të birin: Ja ku gaboi në derbi, më shumë kritika dhe më pak komplimente

Kur vjen puna për të analizuar performacën e të birit në fushë Foto është gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe kritik. Legjenda e portës kuqezi, foli rreth paraqitjes së portierit aktual të Kombëtares, Thomas Strakoshës, në derbin mes Romës dhe Lazios. Ku këta të fundit dolën të mposhtur nga kjo sfidë dhe portieri mund të kishte bërë më mirë në dy prej golave të pësuar.

Duke folur në emisionin “Zona Gol” në “SuperSport”, Foto Strakosha tregoi ankthin dhe përjetimin e derbit, ndërsa si një trajner i rreptë dhe një prind kërkues, nuk nguroi të evidentonte gabimet e Tomait gjatë ndeshjes.

“Stresi nuk ndryshon, po i njëjti mbetet si në rastet kur derbin e ndjek nga stadiumi, ashtu edhe nga televizori. Megjithatë, është më e vështirë në televizor, sepse nuk e ke opinionin e saktë për atë që ndodh në të gjithë gjerësinë e fushës. Ekrani tregon më tepër kur momenti i lojës shkon te porta”.

“Golat e pësuar ndaj Romës? Nëse duam që të korrigjohet apo të bëhet më i mirë, vërtetë duhet komplimentuar për pritjet, por në radhë të parë duke parë nga gabimet duhet të rritet. Kjo është në edukatën e punës së Tomit”.

“Çfarë mund të bëhej më tepër në golin e Kolarov? Pozicioni ku ishte vendosur. Pa u nisur Kolarov, dy tre lojtarë të Romës ishin përpara murit mbrojtës dhe dy-tre të tjerë shkuan për ti markuar. Në atë moment është detyruar të shohë topin, por edhe kur kundërshtari të vendoset aty, portieri është i detyruar të qëndrojë te pozicioni i tij. Duhej të ishte pozicionuar më tepër nga e majta e tij. Edhe pse kishte kundërshtarë përpara, portieri duhet të mbajë pozicionin e vet”.

“Diskutuam për ndeshjen një ditë pas derbit. Jam i bindur që ai e ndjen shqetësimin e familjes dhe të babait, por me bindje të plotë e them që, Tomai e ka kuptuar vetë ku gaboi dhe nuk ishte e nevojshme ta ngacmoja”.

“Çmimi i tërhequr për Tomain në mbrëmjen Ambasadorët e Sportit? Gëzimi dhe kënaqësia ishte e dyfishtë. Njeriu më i denjë për ta marrë shpërblimin ishte bashkëshortja ime dhe nëna e Tomit, sepse ishte edukata që ajo i ka mësuar gjatë këtyre viteve. Ishte një rastësi e bukur që Tomi nuk mund të paraqitej personalisht, sepse kishte ndeshje dhe çmimin e mori nëna e tij”.

“Ofertat për Tomain, Tare tha se nëse Alison kushtoi 80 milionë euro, Strakosha kushton 81 milionë? Çmimin e di Lacio. Ai është pjesë e Lacios në këtë sezon dhe për tre vjet të tjera në vazhdim. Nga ana profesionale dhe emocionale, Tomi është i lumtur që është pjesë e atij klubi. Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim, që të kalonte diku tjetër. Kush është interesuar? Nuk mund ta themi dot. Nga momenti që nuk është zyrtare, nuk mund të flasim me emra”.

“Talentet shqiptarë në Greqi dhe vendet e tjera? Nga ekipet zinxhir deri tek të rinjtë shikon futbollistë premtues dhe beson se në të ardhmen do të kenë nivel të lartë. Vështirësia qëndron te hapi nga të rinjtë drejt ekipit të parë. Më shqetësues është fakti që nuk ka më prurje nga Itali, që aty ka më tepër mundësi. Nga aty mund të vijnë më tepër lojtarë cilësorë”.

“Paraqitjet e Partizanit dhe rikthim te titulli? Është për të ardhur keq kur emra kaq të mëdhenj si Dinamo, Partizani apo Vllaznia të mungojnë nga kampionati shqiptar. Për Dinamon është një histori e dhimbshme, jo vetëm për mua, apo për tifozët e Dinamos, por edhe për kundërshtarët. Partizani në këtë sezon po tregon vlera pozitive”.

“Partizani nuk e nisi me pretendimet e viteve të mëparëshme. Shifrat e tyre janë shumë pozitive, por gjithashtu po tregon se e dëshiron të shpallet kampion. Shpresoj të ketë vazhdimësi dhe loja e bukur do të vijë. Do kisha dëshirë edhe ndonjë qytet jashtë Tiranës, përshembull më pëlqen një qytet bregdetar si Vlora. Shpresoj që ndoshta edhe ata ta fitojnë”.

Tags: analizonbabaibirinçfarëderbigabimetpërmirësojnëshkoi

TË LIDHURA

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë
Sport

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi
Sport

Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

18:53 | 25/11/2025
Next Post
Shpenzimet, njihuni me dy qarqet më ekstreme në Shqipëri

Shpenzimet, njihuni me dy qarqet më ekstreme në Shqipëri

Wilder ‘tradhtohet’ nga nervat, sulmon Furyn në konferencën për mediat (Video)

Wilder ‘tradhtohet’ nga nervat, sulmon Furyn në konferencën për mediat (Video)

Bregu ‘fundos’ kryetarin: Nuk jam e shqetësuar fare për opozitën e Bashës

Bregu ‘fundos’ kryetarin: Nuk jam e shqetësuar fare për opozitën e Bashës







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg
Politikë

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

by mirseda
22:21 | 27/11/2025
0

Avokati Kujtim Cakrani, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi vendimin e sotëm...

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë

20:32 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com