Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Azili në Gjermani/ Lajmi i keq për emigrantët, lexoni vendimin marrë nga autoritetet gjermane

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Azili në Gjermani/ Lajmi i keq për emigrantët, lexoni vendimin marrë nga autoritetet gjermane

Qeveria gjermane miratoi projektin e “ligjit të kthimit të rregullt”, në mënyrë që të mos dështojnë kaq shumë riatdhesime. Ai parashikon që të lehtësohet arrestimi i personave me detyrim për t’u larguar nga Gjermania.

Në rrugë këtë projekt e vuri Ministria Federale e Brendshme nën drejtimin e Horst Seehoferit (CSU). Projekti i tij parashikon që në të ardhmen të jepen shumë më pak para për të huaj, të cilët janë njohur në një shtet tjetër të BE si refugjatë. “Shërbimet për ta reduktohen si të thuash në biletën e kthimit”, tha zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar Unionist, Thorsten Frei pas mbledhjes së kabinetit në Berlin.

Veç kësaj do të zgjerohen mundësitë që personat e detyruar për t’u kthyer të arrestohen, para kthimit të planifikuar. Një ndryshim i parakushteve për një rrezik të supozuar arratie do të bëjë të mundur që arresti të mund të zbatohet më lehtë.

Meqenëse në Gjermani, për momentin ka vetëm 490 vende arresti për të huajt që duhet të largohen me detyrim nga Gjermania, Seehoferi do të lejojë deri në vitin 2022 që këta persona t’i fusin edhe në burgje të rregullta – por të ndarë megjithatë në mënyrë strikte nga të arrestuarit nën burgim hetimor dhe nga të arrestuarit e dënuar për vepra penale.

Sipas ministrit të Brendshëm, në vitin 2018 për herë të parë dështuan më shumë përpjekje për kthim me detyrim se sa u arrit të kthehen persona. 31.000 dëbime të caktuara nuk u kryen dot vitin e kaluar, vetëm 26.000 u zbatuan, deklaroi Seehoferi. Kjo është një situatë, të cilën një ministër i Brendshëm nuk mund ta pranojë, deklaroi Seehoferi.

Qytetet dhe komunat janë të mbingarkuara

E ngarkuara për Integrimin e Qeverisë gjermane, Annette Widmann-Mauz (CDU) i tha radios Deutschlandfunk se është e drejtë që të ndërmerret gjithçka, që ata që nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje të largohen sërish me shpejtësi nga Gjermania. Edhe Shoqata e Qyteteve dhe Komunave Gjermane e përshëndeti projektligjin si “instrument të mirë, për të shmangur një mbingarkim të qyteteve dhe komunave.”

Sipas të dhënave të drejtuesit ekzekutiv Gerd Landsberg, vitin e kaluar, prej rreth 180.000 refugjatëve që hynë në Gjermani, statusin e refugjatit ose të personave në nevojë për t’u mbrojtur e morën më pak se 40 përqind. “Megjithë ekzistencën e rregullave të qarta, arrihet gjithnjë e më pak që këta njerëz të kthehen në atdhetë e tyre.”

Kritika për projektligjin erdhi si nga opozita, ku liberalët e FDP-së folën për shkelje të kundraligjshme të sistemit, ashtu edhe nga organizata Pro Asyl, drejtuesi ekzekutiv i së cilës Günter Burkhardt deklaroi se propozimi ka si synim “zhveshjen nga të drejtat, më shumë arrest dhe një spostim nga Gjermania duke hequr shërbimet sociale.” /DW/

Tags: 25 gjermanëautoritetetaziliemigrantetgjermanilajmilexonimarrëVendimin

TË LIDHURA

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen mbërrin në presidencë, pritet nga Begaj
Politikë

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen mbërrin në presidencë, pritet nga Begaj

09:38 | 13/10/2025
Kultivonin mijëra bimë kanabisi, nën hetim 5 kryetarë fshatrash, akuzohen për shpërdorim detyre
Aktualitet

Kultivonin mijëra bimë kanabisi, nën hetim 5 kryetarë fshatrash, akuzohen për shpërdorim detyre

09:35 | 13/10/2025
Nga sot nis ndalimi (përkohësisht) i përdorimit në rrugë i monopatinave elektrike!
Aktualitet

Nga sot nis ndalimi (përkohësisht) i përdorimit në rrugë i monopatinave elektrike!

09:13 | 13/10/2025
Next Post
Vrasje, vjedhje e drogë/Ekstradohen tre shqiptarët e rrezikshëm

Vrasje, vjedhje e drogë/Ekstradohen tre shqiptarët e rrezikshëm

S’ka më tolerime/Nga nesër, bar-restorantet duhet të deklarojnë xhiron reale

S’ka më tolerime/Nga nesër, bar-restorantet duhet të deklarojnë xhiron reale

“Po hakmerret me Shkodrën”, Ademi paralajmëron Ramën: Tërhiqu sa nuk është vonë

“Po hakmerret me Shkodrën”, Ademi paralajmëron Ramën: Tërhiqu sa nuk është vonë







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen mbërrin në presidencë, pritet nga Begaj
Politikë

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen mbërrin në presidencë, pritet nga Begaj

by mirseda
09:38 | 13/10/2025
0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në presidencë për takimin me presidentin Bajram...

Kultivonin mijëra bimë kanabisi, nën hetim 5 kryetarë fshatrash, akuzohen për shpërdorim detyre

Kultivonin mijëra bimë kanabisi, nën hetim 5 kryetarë fshatrash, akuzohen për shpërdorim detyre

09:35 | 13/10/2025
Nga sot nis ndalimi (përkohësisht) i përdorimit në rrugë i monopatinave elektrike!

Nga sot nis ndalimi (përkohësisht) i përdorimit në rrugë i monopatinave elektrike!

09:13 | 13/10/2025
Trump mbërrin në Tel Aviv, pritet në aeroport nga Netanyahu

Trump mbërrin në Tel Aviv, pritet në aeroport nga Netanyahu

09:08 | 13/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë, përfundon numërimi në 21 komuna. 17 shkojnë në balotazh

Zgjedhjet në Kosovë, përfundon numërimi në 21 komuna. 17 shkojnë në balotazh

09:04 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com