Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Avokati i Popullit thirrje Policisë: Evitoni reagimet ekstreme

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Pas përplasjes së forcave të policisë me aktivistët e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej, ka reaguar edhe Avokati i Popullit.

Ky i fundit i bën thirrje Policisë që të evitojë reagimet ekstreme.

“Të ruajnë proporcionalitetin dhe të marrin në konsideratë me respekt çdo formë të ligjshme të shprehjes së vullnetit të qytetarëve duke përfshirë edhe të drejtën e shprehjes së opinioneve të tyre apo të drejtës për të protestuar apo manifestuar pakënaqësitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Reagimi i plotë: “Institucioni I Avokatit të Popullit ka mësuar me shqetësim rreth zhvillimeve të ditës së sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një grup qytetarësh protestues janë përballur me forcat e Policisë së Shtetit.

Edhe pse Avokati I Popullit nuk ishte njoftuar dhe as thirrur për ta monitoruar këtë protestë, raportimet në media për zhvillimet të cilat kanë precipituar deri në përplasje të dhunshme të Policisë me qytetarët, nuk mund ta lënë indiferent institucionin më të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Gjatë gjithë periudhës së ndërmarrjes së masave të jashtëzakonshme me rastin e luftës kundër pandemisë globale të Covid-19, institucioni I Avokatit të Popullit ashtu si edhe institucionet më të mëdha ndërkombëtare ka bërë thirrje që autoritetet shtetërore të kenë kujdes për të kufizuar me proporcionalitet të drejtat civile të cilat preken gjatë masave të jashtëzakonshme.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur me iniciativë hetimin e rastit ndërkohë që 7 nga 12 personat e shoqëruar po procedohen në gjendje të lirë.

Gjithashtu, Avokati i Popullit ka nisur shqyrtimin edhe për rastin e dy të shoqëruarve Sazan Guri dhe Klajdi Bello.

Institucioni i Avokatit të Popullit gjen rastin t’u bëjë thirrje qytetarëve të respektojnë me durim dhe vetëpërmbajtje të gjithë rregullat e protokollit për kufizimin e përhapjes së COVID-19, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësinë e transmetimit të këtij infeksioni të rrezikshëm.

Megjithatë, Avokati i Popullit fuqimisht u bën thirrje autoriteteve shtetërore, gjegjësisht strukturave të Policisë së Shtetit që të evitojnë reagimet ekstreme, të ruajnë proporcionalitetin dhe të marrin në konsideratë me respekt çdo formë të ligjshme të shprehjes së vullnetit të qytetarëve duke përfshirë edhe të drejtën e shprehjes së opinioneve të tyre apo të drejtës për të protestuar apo manifestuar pakënaqësitë e tyre”.

Tags: avokatipoliciathirrje

TË LIDHURA

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Aktualitet

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Next Post

Basha: Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar

Basha: Zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë/ Reagon Manastirliu

Banesa e Maks Velos shpallet monument kulture







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

by mirseda
15:12 | 04/06/2026
0

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për praktikën e vendosjes së të pandehurve në kafaze të...

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026

Gjermania jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Portugalia e Austria sigurojnë vendet evropiane

14:55 | 04/06/2026

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com