Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Avioni i kompromisit Boing 737 Max – Sa i sigurtë është ai?

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Avioni i kompromisit Boing 737 Max – Sa i sigurtë është ai?

Rrëzimi i dytë i një avioni të ri Boeing brenda pak muajsh ka zgjuar dyshimet për sigurinë e tij. Deri tani Boeing 737 konsiderohej si shtylla kurrizore e flotave mbarë botërore.

Kompanisë turistike gjermane TUI duket nuk i ecën fati. Që prej dy vjetësh ajo po përgatitet për marrjen e avionëve të ri Boeing 737 Max 8, mbrëmjen e së martës (12.03) avioni i parë pritet të mbërrijë nga Seattle në Gjermani. E pikërisht tani ndizet diskutimi masiv për sigurinë e këtij tipi avioni, pasi për herë të dytë brenda pesë muajsh u rrëzuan dy avionë të këtij lloji. I dyti u rrëzua të dielën (10.03) në Etiopi. Çfarë ka të veçantë Boeing 737 Max 8 dhe si dallon ai prej avionëve të tjetër të modeleve 737, avioni më i përdorur në qarkullim nëpër botë.

Kalë pune i shoqërive ajrore

Në fillim të këtij viti Boeing ndodhej para një dileme: Shoqëritë ajrore kërkonin një avion me më pak konsum karburanti, modern dhe të përshtatshëm për fluturime në distanca të shkurtra dhe mesatare. Boeing kishte në ofertë vetëm tipin evergreen 737. Avioni 737 është një avion klasik qarkullimi për distanca garash e deri edhe për fluturime disa orëshe, kjo është kështu që prej 50 vjetësh. I pari avion i ashtuquajtur Twinjet (me dy motorë) nga Seattle u vu në përdorim për fluturimet e linjës nga Lufthansa në shkurt 1968. Me këtë avion mund të udhëtonin qindra pasagjerë. Kësisoj Boeing për dekada me radhë kryesonte shumë kohë përpara se Airbus 20 vjet më vonë të nxirrte në treg modelin e konkurrencës A320.

Deri në fillim të 2019 Boeing i ka shpërndarë të gjithë avionët 737 gati 10.500 të tillë, që është avioni më i përdorur në qarkullim në epokën e Jet-ëve. Vazhdimisht përgjatë dekadave në treg dolën versione të reja të modernizuara dhe të përmirësuara të këtij avioni. Por para gati dhjetë vjetësh u duk se mundësive u erdhi fundi. Airbus depërtoi me ofertën e një versioni të përpunuar të A320 me motorë të rinj dhe me versionin e quajtur A320neo shënoi seuksese rekord shitjeje. Boeing ndodhej nën presion për të arritur të njëjtin nivel.

Ristrukturim i ndërlikuar

E pikërisht këtu qendronte dilema: Ndryshe nga A320, nën sipërfaqen mbajtëse të të cilit mund të vareshin edhe dy motorë të mëdhenj, kjo nuk ishte lehtësisht e mundshme për Boeing 737, krahët e të cilit varen më poshtë. Shoqëritë ajrore kërkonin nga prodhuesit gjithësesi avionë të rinj për distanca të shkurtëra. Por Airbus dhe Boeing refuzonin, sepse projekte të reja nënkuptonin kosto miliardëshe pa sjellë ndonjë risi sa i përket efikasaitetit, që do të mund t’i justfikonte të tilla investime.

Gjithashtu Airbus dhe Boeing ishin të kushtëzuar në zhvillimin e avionit të tyre të distancave të gjata përkatësisht A350 dhe Boeing 787. Ndaj Boeing ishte i detyruar të bënte kompromise dhe në thelb të rikonstruktonte tipin e avionit 737 tashmë i vjetëruar me dekada. Rikontruktimi kishte të bënte me vendosjen e motorëve LEAP të prodhuesit CFM International me një diametër prej rreth 1,80 metra nën krahët e avionit. Por për ta realizaur këtë spostim duhej që të zgjatej me 20 cm impianti i instalimit të rrotave, në mënyrë që të krijohej dinstanca e nevojshme prej tokës. Njëkohësisht motorët e rinj duhej të vareshin më përpara sipërfaqes mbajtëse në krahasim me motorët e deritanishëm të 737. Këto spostime e ndryshojnë aerodinamikën e avionit.

Problemi me sipërfaqen e fërkimit

E pikërisht këtu nis problemi: Me zhvendosjen e motorëve avioni ka tendencën që të ngrejë majën (hundën). Në rastin më të keq kjo mund të shkaktojë efektin e çarjes së fërkimit me ajrin, pra ngadalësimin e motorëve dhe rrëzimin e avionit. Për ta shmangur këtë efekt automatikisht Boeing ka instaluar sistemin e quajtur MCAS (Maneuvering Characteristics Augmentation System), që me të kuptuar situatën e vështirë të fluturimit hunda e avionit ulet automatikisht e kësisoj i shmanget efektit të fërkimti me ajrin.

Megjithatë në fillim Boeing nuk ua komunikoi plotësisht këtë risi pilotëve dhe as nuk e instaloi atë gjatë stërvitjes së tyre me avionin e ri. Për këtë arsye pilotët e shoqërisë ajrore indoneziane Lion Air në tetor 2018 pas nisjes nga Xhakarta pa pasur dijeni për këtë sistem kanë luftuar minuta të tëra me avionin, që me sa duket gabimisht vazhdimisht e ulte hundën në mënyrë automatike, ndërkohë që pilotët përpiqeshin për të kundërtën dhe tentonin të fitonin lartësi. Fundi ishte tragjik, avioni 737 Max 8 ra në detin Java, 189 njerëzit në bord gjetën vdekjen. Shoqatat e pilotëve në mbarë botën kritikuan mungesën e komunikimit nga Boeing, ndërkohë po vazhdon hetimi i shkakut përse është rrëzuar avioni.

Anulohet tani për tani prezantimi i tipit 777X

Nga rrëzimi i avionit në Etiopi të dielën sipas të dhënave të deritanishme nuk ka shenja për një përpjekje të ngjashme të pilotëve. Nëse edhe në këtë rast ka pasur një havari të ngjashme teknike apo shkaku nuk ka të bëjë direkt me karakteristikat e tipit të avionit, kjo mbetet ende e paqartë. Situata në vendin e rrëzimit të avionit le të kuptohet, se ka pasur një përplasje frontale në tokë të hundës së avionit, kjo pasi përreth nuk gjenden pjesë të mëdha dhe se avioni ka krijuar një krater të thellë në tokë.

Sido që të jetë rrëzimi i avionit të dytë të tipit 737 MAX 8 është një goditje e rëndë për Boeing dhe kriza më e madhe e sigurisë e shfaqur ndonjëherë që nga themelimi i Boeing 787 para gjashtë vjetësh. Firma e anuloi ceremoninë e inagurimit të jet-it të ri për fluturime në distanca të largëta 777X, që ishte planifikuar për të mërkurën (13.03). Në mbarë botën aktualisht janë në qarkullim rreth 350 Jet të tipit 737 Max 8, blerësi më i madh është Southwest Airlines në SHBA. Ndërkohë janë porositur edhe mbi 5110 ekzemplarë të këtij tipi nga shoqëritë Norwegian, TUI dhe Turkish Airlines./DW

 

Tags: avionBoing 737

TË LIDHURA

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë
Kosovo

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë

15:12 | 04/04/2026
Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali
Rajoni

Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali

10:02 | 04/04/2026
Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët
Rajoni

Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët

09:58 | 04/04/2026
Next Post
Aktorja e madhe Margarita Xhepa në gjendje të vështirë shëndetësore

Aktorja e madhe Margarita Xhepa në gjendje të vështirë shëndetësore

Shkarkohet drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit në Durrës

Shkarkohet drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit në Durrës

Brexit: Shpëtim në minutën e fundit?

Brexit: Shpëtim në minutën e fundit?







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com