E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Brexit: Shpëtim në minutën e fundit?

Të martën parlamenti në Londër do të votojë sërish për marrëveshjen e Brexitit. Por a mjafton ujdia që Theresa May arriti të hënën? Nëse kryeministrja britanike dështon këtë javë me siguri do të ketë shtyrje të Brexitit.

Theresa May takoi të hënën në mbrëmje (12.03) në Strasburg kreun e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Të dyja palët bënë fjalë për sukses në fund të takimit. Theresa May bëri fjalë për “ndryshime të rëndësishme të marrëveshjes së daljes nga BE”, kurse kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker foli për “sigurime shtesë”. Me “vullnetin më të mirë”, BE do të përpiqet që të mos e zbatojë Backstopin në kufirin me Irlandën, dhe siguron edhe njëherë, se ai nuk do të jetë i vazhdueshëm. Pala britanike madje mund të shkojë në një gjykatë arbitrazhi, nëse vëren se BE bën shkelje të qëllimshme të detyrimeve të saj kontraktuese. Megjithatë hollësitë e ndryshimeve të arritura në Strasburg të hënën në mbrëmje mund t’i kuptojnë vetëm juristët.

Më parë Theresa May i kishte bërë thirrje BE për një “përpjekje të fundit”, për ta sjellë Brexitin këtë javë mbi finishin e synuar. Sikur të qe në interesin e evropianëve, që t’i ndihmojnë britanikët për të dalë nga BE. Të dielën, ministri i Jashtëm Jeremy Hunt tha në BBC se nëse marrëveshja nuk do të gjejë këtë javë më në fund një shumicë, ekziston rreziku “që të humbasë Brexiti”.

Frankreich Brexit l Theresa May trifft sich mit Juncker in Strassburg (Getty Images/AFP/F. Florin)

Shenjat nuk janë të mira për May-n

Këto apele në minutën e fundit nuk mendohet se ia ndryshojnë mendjen dikujt. Pritet që Theresa May ta humbasë sërish votimin të martën. Disa mbështetës të moderuar të Brexitit, disa proevropianë të gatshëm për kompromis dhe një grusht deputetësh laburistë me shumicë për Brexitin ajo i ka në anën e saj në partinë e saj.

Kundër marrëveshjes është shumica e opozitës: laburistët, SNP skoceze, të Pavarurit e rinj dhe liberalët. Vendimtare do të jetë si do të vendosë DUP irlandezoveriore dhe konservatorët radikalë brexitas te konservatorët të afërt me Jacob Rees-Mogg. Kohët e fundit ai ka dërguar sinjale me dy kuptime.

Po ta humbasë votimin të martën sërish në Parlament May, ajo i ka premtuar parlamentit një votim të ri, për atë nëse do të përjashtohet një Brexit pa marrëveshje. Për këtë konsiderohet e sigurtë një shumicë në parlament.

Në pjesën e dytë deputetët mund ta detyrojnë me një vendim May-n që ta zgjasë afatin për Brexitin. Po ajo mund ta kërkojë edhe vetë këtë. Mbetet edhe referendumi i dytë si rrugëdalje nga qorrskokaku. Partia Laburiste sheh si mundësi që të votojë për marrëveshjen e Mayt, me kusht që qytetarët të lejojnë të votojnë në referendum. Ky mocion nuk pritet këtë javë. Partia pret me sa duket momentin më të përshtatshëm për këtë./ DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...