E shtunë, 25 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Aktorja e madhe Margarita Xhepa në gjendje të vështirë shëndetësore

Aktorja e madhe Margarita Xhepa ndodhet n gjendje jo të mirë shëndetësore. E kontaktuar nga Shqiptarja.com për një intervistë, aktorja 87-vjeçare tha se të premten do t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë në këmbë.

“Sot mora analizat e gjakut, sepse jam në pritje të operacionit. Jam shumë sëmurë, nuk eci dot dhe nuk lë dot takim për intervistë”, u përgjigj aktorja e madhe Margarita Xhepa.

Megjithëse në gjendje të rënduar, Margarita Xhepa, e njohur për natyrën e saj si grua shumë kurajoze dhe optimiste, u shpreh se “Të premten do të hyj në operacion dhe do Zoti e kaloj me sukses. E pastaj mund të jem në gjendje të flas edhe me ju”.

Pesë vite më parë, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka bërë dhe një tjetër operacion në këmbë në shtetin grek, ku pati përmirësime në shëndetin e saj. Mirëpo duke qenë përherë në lëvizje, aktive dhe e përkushtuar në aktivitetet sociale dhe kulturore, si brenda dhe jashtë vendit, aktores kanë nisur t’i shfaqen probleme edhe me këmbën tjetër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...