Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Avdullah Hoti paraqet programin, jep premtimin si kryeministër i ardhshëm i Kosovës

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Avdullah Hoti paraqet programin, jep premtimin si kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Kuvendi i Kosovës po mban seancën për votimin e qeverisë së re, me kryeministër Avdullah Hotin, nga radhët e LDK-së.

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar plan programin qeverisës. Në foltore të Kuvendit ka falenderuar stafin shëndetësor për punën e madhe që po bëjnë gjatë pandemisë, dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur jetën nga COVID-19.

“Gjatë këtyre tre muajve, kemi ndarë fatin e gjithë botës në përballje me pandeminë. Po e filloj fjalën me një falënderim për stafin mjekësor dhe policët. U shpreh ngushëllime viktimave të kësaj pandemie e të prekurve të shërohen sa më parë. Këto kohë të vështira po testojnë moralin tonë për t’u përballur me këtë pandemi të përmasave globale”.

Hoti falënderoi edhe ata që me votën e tyre do të mund ta bëjnë kryeministër. “Falënderoj partitë e koalicionit për besimin. Ky besim ishte një akt i guximshëm i vendosjes së lartë politike dhe ndjej përgjegjësi ndaj këtyre deputetëve, e në veçanti ndaj qytetarëve e Kushtetutës. Kosova ende po përballet me armikun e padukshëm dhe në veçanti ata që janë më të brishtë nga shëndeti. Ky virus ka prekur ekonominë tonë dhe po dobëson fuqitë tonë për përballje. Jemi vënë në provë edhe për vlerat tona si solidariteti dhe sakrifica”.

“Pavarësisht se jemi shtet i ri, si shoqëri kemi treguar forcë për të vepruar me përgjegjësi për të ndjekur postualatin e Nënë Terezës se mund të bëjmë gjëra të vogla më dashuri të mëdha. Ne që kemi mbi supe peshën e votës qytetare, jemi të obliguar për të qëndruar krah njëri-tjetrit, por për t’i dhënë demokracisë tonë një çlirim të ri”.

Hoti duke kritikuar populizmin e Qeverisë Kurti, ku ishte zëvendës i postit që po synon, tha se qeveria e re nuk do të ketë asnjë fuqi tjetër përveç asaj që buron nga Kushtetuta.

“Kur kemi pranuar këtë sfidë jo të lehtë, por pa alternativë, jemi nisur për të respektuar demokracinë. Demokracia jonë duhet të avancojë në drejtim të demokracisë perëndimore dhe në asnjë drejtim tjetër. Jemi nisur nga bindja jonë se nevojitet gjithëpërfshirje, jo stigmatizim e përjashtim. Nuk do të ketë qeveri me sfond populist si e kaluara”.

Hoti ka premtuar sot se me të në krye të qeverisë, nuk do të ketë shkëmbim territoresh. Ai tha se prioritet është dialogu i udhëhequr nga BE dhe SHBA, por territoret nuk preken.

“Prioritet do të jetë edhe marrja e përgjegjësive, për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA, duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territori”, tha Hoti.

Tags: Albin KurtiAvdullah Hotikosove

TË LIDHURA

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje
Aktualitet

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak
Aktualitet

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

21:15 | 16/04/2026
Next Post
Bylykbashi dhe Vasili bëjnë lëvizjen e radhës

Bylykbashi dhe Vasili bëjnë lëvizjen e radhës

Hoti prezanton emrat e qeverisë së re të Kosovës

Hoti prezanton emrat e qeverisë së re të Kosovës

“Fëmijët e mi i shkollon Allahu”, kërcënimi i babait besimtar për policinë dhe vajzat

"Fëmijët e mi i shkollon Allahu", kërcënimi i babait besimtar për policinë dhe vajzat







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com