Autogoli më idiot që do të shihni sot vjen nga Bundesliga

Në ndeshjen e sotme në Bundesligën gjermane mes Eintracht Frankfurt dhe Unionit të Berlinit, përballje e mbyllur me fitoren e vendasve 5-2, ka ardhur gafa e javës kur mbrojësi i Unionit Robert Andrich ka kthyer topin tek portieri i cili u kap në befasi dhe nuk e arriti kurrë atë pasim që përfundoi në rrjetë. Më poshtë video e golit (0:35):