Dhjetëra qytetarë australianë janë ngritur në protestë kundër masave të bllokimit, për shkak të pandemisë. Policia ka arrestuar dhjetra prej tyre.
Në Melburn rreth 300 persona marshuan në kundërshtim me masat e ashpra që janë vendosur për një periudhë 30 ditore.
Protestat u zhvilluan gjithashtu në Sidnei, Brisbane, Adelaide dhe Perth.
Kujtojmë që qeveria e Australisë rivendosi karantinën dhe izolimin totalisht të Melburnit.